Si Rama ka larguar “xhaketat e vjetra” sa herë ka pasur zgjedhje...
Edi Rama ka futur në ankth socialistët sa i takon kandidimit në zgjedhjet e 11 majit. Sistemi me lista të hapura dhe të mbyllura u ka prishur shumë punë mjaft emrave, pasi tani do të duhet të punojnë për të merituar mandatin e deputetit.
Deri më sot ka pasur deputetë në Parlament edhe me 300 vota, por skema e re duket se do të trazojë ujërat, si në PD ashtu dhe në PS. Teksa Berisha fshihet pas Primareve, Rama duket se po ecën me një plan spastrimi. Me pak fjalë, Kryeministri ja u ka ngecur topin deputetëve aktualë, duke paralajmëruar se thuajse të gjithë do të jenë në listë të hapur dhe do garojnë me njëri-tjetrin për të marrë me zotësi mandatin.
Por duket se kjo është një skemë e vjetër e Ramës, pasi ka 20 vite që sa herë ka zgjedhje tenton të pastrojë PS-në nga figurat e vjetra. Sot që flasim, në PS kanë mbetur vetëm 2-3 emra (Majko, Braçe, Kodheli apo Xhafaj) pasi gjithë veteranët janë larguar.
“Pamfleti” po sjell më poshtë emrat që janë larguar në zgjedhjet e vitit 2013, 2017 dhe 2021 nga Edi Rama. Në vitin 2013 janë larguar 17 deputetë të futur në Parlament në zgjedhjet e 2009. Në listë ka pasur veteranë si Arben Malaj, Marko Bello, E’them Ruka, etj.
Një spastrim i thellë ndodhi në zgjedhjet e 2017, pasi Rama largoi gjithë kritikët, duke filluar nga Ben Blushi, Arta Dade, Valentina Leskaj, Namik Dokle, Koço Kokëdhima, etj.
Ndërsa në vitin 2021 Rama largoi nga lista plot 33 emra, ku spikasin Ditmir Bushati, Gramoz Ruçi, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Sadri Abazi, Spartak Braho, etj. Në 3 palë zgjedhje janë 76 figura të njohura në PS të larguara nga Parlamenti dhe një pjesë dhe nga funksionet partiake.
Ndërkohë në zgjedhjet e 11 majit, pritet një spastrim më i thellë. Thuajse të gjithë ata që kanë pasur më shumë se 1 mandat deputeti janë në listë të hapur. Po ashtu edhe shumë deputetë të tjerë që nuk u është dëgjuar zëri. Rama sot ja u bëri të qartë gjithë deputetëve aktualë që mund të mos ketë përjashtime, por do jenë në listë të hapur dhe të tregojnë vetë se sa ju “vlen lëkura”. Duhet theksuar se një pjesë shumë e madhe e emrave aktualë me gjasë nuk do jenë më deputetë. /Pamfleti
Deputetët që u lanë jashtë në zgjedhjet e 2013
1. Arben Malaj
2. Arben Isaraj
3. Gazmir Bizhga
4. Hazir Gashi
5. Edison Konomi
6. Shegush Ligori
7. Skënder Hasa
8. Albert Çaçi
9. Arjon Muçaj
10. Et’hem Ruka
11. Alfred Dalipi
12. Astrit Beci
13. Paulina Hoxha
14. Ndue Kola
15. Auron Tare
16. Qemal Minxhozi
17. Marko Bello
Deputetët që u lanë jashtë në zgjedhjet e 2017
1. Arta Dade
2. Shkëlqim Cani
3. Dashamir Peza
4. Enkelejda Shkreli
5. Valentina Leskaj
6. Mira Shehu
7. Parid Cara
8. Artan Gaçi
9. Erjeta Alhysa
10. Koço Kokëdhima
11. Namik Dokle
12. Gentian Bejko
13. Esmeralda Shkjau
14. Ben Blushi
15. Luljeta Arapi
16. Arben Çuko
17. Pirro Lutaj
18. Adelina Rista
19. Ylli Ziçishti
20. Tom Doshi
21. Mimoza Hafizi
22. Namik Kopliku
23. Eduard Bejko
24. Eduard Ndocaj
25. Vexhi Muçmataj
26. Vladimir Kosta
27. Fatmir Toçi
Deputetët që u lanë jashtë në zgjedhjet e 2021
1. Ditmir Bushati
2. Gramoz Ruçi
3. Senida Mesi
4. Almira Xhambulla
5. Musa Ulqini
6. Fatmir Velaj
7. Adnor Shameti
8. Eglantina Gjermeni
9. Vasilika Hysi
10. Rolant Xhelilaj
11. Arben Kamani
12. Anastas Angjeli
13. Anduel Xhindi
14. Artemis Malo
15. Adriana Jaku
16. Besnik Baraj
17. Sadi Vorpsi
18. Sadri Abazi
19. Spartak Braho
20. Elona Gjebrea
21. Vilma Bello
22. Edmond Leka
23. Andrea Marto
24. Musa Ulqini
25. Adelina Rista
26. Ervin Bushati
27. Xhevit Bushaj
28. Adriana Jaku
29. Luan Harusha
30. Ardit Konomi
31. Edlira Bode
32. Alket Hyseni
Emrat që rrezikojnë kandidimin ose do të jenë në listë të hapur në 11 maj
1. Orlando Rakipi
2. Erjon Meka
3. Mirel Pitush
4. Eduard Ndreca
5. Toni Gogu
6. Denis Deliu
7. Ismet Beqiraj
8. Bardhyl Kollçaku
9. Xhamal Qefalia
10. Arkend Balla
11. Petro Koçi
12. Fadil Nasufi
13. Etjen Xhafaj
14. Shkelqim Bullari
15. Paulin Sterkaj
16. Nasip Naço
17. Fatmir Xhafaj
18. Florenc Spaho
19. Vullnet Sinaj
20. Lavdrim Krashi
21. Pandeli Majko
22. Klevis Xhoxhi
23. Anduel Tahiraj
24. Laert Duraj
25. Plarent Ndrecaj
26. Luan Duzha
27. Damian Gjiknuri
28. Arben Pëllumbi
29. Saimir Hasalla
30. lir Metaj
31. Eduard Shalsi
32. Baftjar Zeqaj
33. Niko Kuri
34. Edi Rama
35. Bujar çela
36. llir Topi
37. Ilir Nraxhi
38. Erion Braçe
39. Ilirian Pentavinji
Lini një Përgjigje