TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 14:53

Dy non-grata/ Betimi i Saliut për shkrirjen e SPAK, si Milorad Dodik që bllokoi drejtësinë në Sërpska Republika

Shkruar nga Pamfleti
Dy non-grata/ Betimi i Saliut për shkrirjen e SPAK, si Milorad Dodik
Milorad Dodik dhe Sali Berisha /

Pëveçse janë “non grata” nga SHBA, ngjashmëria e tyre në luftën kundër drejtësisë, është fakti se të dy kanë të njëjtin hall: për Milorad Dodik, Prokuroria e Bosnjës ka kërkuar 5 vite burg e 10 vite përjashtim nga politika, ndërsa Saliu u mbajt 1 vit në arrest nga SPAK-u e GJKKO dhe është në proces gjykimi...

Një nga betimet kryesore të programit elektoral “Shqipëria Madhështore” të Sali Berishës, është se sa të vijë në pushtet, do shkrijë SPAK-un dhe do bllokojë të gjitha institucionet sipërore të drejtësisë, për gjoja reformim e tyre.

Që do të thotë, se i pandehuri Sali Berisha, do rikthejë drejtësinë e modelit të ish- KLD e Ilir Metës dhe prokurorive e gjykatave të modelit të Adriatik Llallës e Gjin Gjonit, që nuk preknin asnjë politikan e qeveritar.

Pra, nëse “non grata” Sali Berisha ri-kthehet në pushtet, do t’i bëjë drejtësisë shqiptare, atë që Presidenti i Republikës Sërpska në Bosnjë, “non grata” Milorad Dodik, i bëri drejtësisë së këtij vendi në datën 5 mars 2025.

Me ligje të posaçme, bllokoi aktivitetin e Gjykatës, Prokurorisë, Agjencisë Shtetërore të Hetimeve dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor e Prokurorial, duke lënë vendin pa shërbim të organeve të drejtësisë deri kur ta dojë ai.

Këtë akt, presidenti “non grata” Milorad Dodik e bëri si hakmarrje për me drejtësinë, ngaqë më 19 shkurt 2025, Prokuroria e Bosnjë& Hercegovinës i kërkoi gjykatës dënimin e tij me 5 vite burg dhe 10 vite përjashtim nga politika.

Tashmë është bërë ligj e fakt, bllokimi i aktivitetit të organeve të drejtësisë në Republikës Sërpska, ndaj të cilit ka reaguar ashpër Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke i quajtur aktet e Millorad Dodik, minim të drejtësisë dhe rrezik i sigurisë e stabilitetit.

Të njëjtin qëndrim agresiv dhe projekt bllokues e shkatërrues ndaj drejtësisë, tamam si presidenti “non grata” Dodik i Republikës Sërpska të Bosnjë& Hercegovinës, ka dhe ish-presidenti e ish-kryeministri “non grata” Sali Berisha

Por me ndryshimin, se Milorad Dodik ka pushtetin në Republikën Sërpska e është pizicionuar hapur kundër shtetit Amerikan; ndërsa Sali Berisha po lufton për të ri-marrë pushtetin në Shqipëri, duke ndërperë sulmet ndaj Shtëpisë së Bardhë e duke iu lëpirë Donald Trumpit.

Përveçse janë “non grata” nga SHBA, ngjashmëria e  tyre në luftën kundër drejtësisë, është fakti, se të dy kanë të njëjtin hall: për Milorad Dodik, Prokuroria e Bosnjës ka kërkuar 5 vite burg e 10 vite përjashtim nga politika, ndërsa Saliu u mbajt 1 vit në arrest nga SPAK-u e GJKKO dhe është në proces gjykimi e hetimi  për disa dosje krimesh të rënda./Pamfleti

milorad dodik sali berisha shkrirja e spak bllokimi i drejtësisë

Lini një Përgjigje