TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 14:05

Protesta e PD kundër mbylljes së TikTok, Berisha: Rama ka frikë nga të rinjtë, e kritikojnë dhe tallin

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e PD kundër mbylljes së TikTok, Berisha: Rama ka frikë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur sot lidhur me protestën që PD do të organizojë më 15 mars. Kjo protestë u thirr për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme për një periudhë 12 mujore të platformës së rrjeteve sociale “TikTok”.

Berisha u shpreh se protesta e 15 marsit do të jetë një protestë kundër censurës, ndërsa shtoi se të rinjtë nuk e duan kryeministrin Rama për shkak të arrogancës që ai ka.

“Është një protestë që është mirëpritur jashtë mase nga nxënësit dhe studentët. Ata e konsiderojnë censurën një akt brutal, pra qëndrimi ndaj TikTok është qëndrim censure, sepse nuk e mohoj që smartphone ka ndikim te të rinjtë dhe të fëmijët në kuptimin e konsumit të kohës më shumë nga se duhet, por nuk është TiktTok perse. Të gjithë ata që kanë fëmijë e dinë që fëmija edhe pa dalë aplikacioni i TikTok preferonte të navigonte të lundronte në Google. Është akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë. Të rinjtë nuk e pëlqejnë Edi Ramën, nuk e duan për arrogancën që ka. Për këtë arsye ai mbyll TikTok se ata e kritikojnë, e ironizojnë e tallin. Pra TikTok akt censure. Do jetë protestë kundër censurës”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje