TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 12:49

“E vetmja gjë madhështore, mustaqet e Gjuzit”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kujtim jepja se çmendet pas tyre!

Shkruar nga Pamfleti

“E vetmja gjë madhështore, mustaqet e Gjuzit”/ Berisha i

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha prezantoi sot koalicionin: “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Në fjalën e tij, Berisha ka ironizuar duke thënë se PD paraqet një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë, ndërsa Rama ka paraqitur vetëm hardhuca, bretkosa dhe zhaba.

Berisha i është përgjigjur Ramës teksa ky i fundit tha se kreu i PD ka mbledhur në koalicion të gjitha rraqet mashkullore, ndërsa shton se e vetmja gjë madhështore janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

“Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Unë dhe ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë”, u shpreh Berisha.

“Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme elektorale.

Prej dy muajsh, PD dhe aleatët e saj kanë bërë fushatën elektorale më të suksesshme të tyre jashtë vendit. Angazhimi i PD dhe aleatëve të saj në fushatë elektorale me shqiptarët jashtë vendit ka provuar, ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre. Ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri të paparë nga shqiptarët nga 1990 deri më sot. Me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë 2025 vitin e diasporës.

E meritojnë plotësisht. Ai reagimi i tyre i fuqishëm. Ai entuziazmi i jashtëzakonshëm, ajo vendosmëri e madhe për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për të votuar opozitën është dëshmi e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë demokratike.

PD dhe aleatët nisin fushatën me një epërsi të pakrahasueshme me kundërshtarin tonë, padrionon e narko shtetit dhe bandat e tij.

Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, por është absolutisht ëndrra më e bukur e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari.

Çfarë paraqet pala tjetër, paraqet hardhucë, bretkosa, zhapa dhe tani i kanë ngelur në gojë….Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Ti Kujtim se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja di arsyet pse e ka atë”, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Lini një Përgjigje