Lista e re, e cila pritet të bëhet publike të mërkurën, fsheh një tronditje të madhe; më shumë se gjysma e grupit aktual parlamentar nuk do të jenë kandidatë...
Edi Rama ka shtyrë në ditën e shpalljes së kandidatëve për deputetë, pasi testoi në opinion disa lajme shpërndara nga zyra e tij e propagandës.
E gjitha synonte që të testonte opinionin, por në radhë të pare, ankthin e madh të tij- SPAK-un.
Zyra e propagandës shpërndau lajme ‘fake’ në lidhje me disa mundësi arrestimi të ministrave të tij, ndërkohë që shpërndau edhe lajmin e kandidimit të 5 kryebashkiakëve të PS në disa zona.
Deri pasnesër, kur është edhe afati final për t’i kandiduar, do të presë ndonjë reagim, qoftë edhe jo verbal nga ai që ai e quan “Stacioni i trenit” me mesazh të koduar. Pasi në fakt atje nuk ka më stacion treni, është hequr, siç mund a heqë në mendjen e tij edhe Babloku prokurorinë speciale pas zgjedhjeve. Gjë të cilën ja kanë ndaluar përfundimisht e sipas gjasave do t’ia japin një kolpo në zgjedhje.
Lista e re, e cila pritet të bëhet publike të mërkurën, fsheh një tronditje të madhe; më shumë se gjysma e grupit aktual parlamentar nuk do të jenë kandidatë. Ndërkohë që vetëm 20 përqind e ministrave do të futen në listat e mbyllura.
Kryebashkiakët e Matit, Tepelenës, Beratit, Kukësit, Dimalit dhe Roskovecit, janë urdhëruar tashmë të japin dorëheqjen. Dy janë arsyet e kandidimit të tyre; njëra elektorale, e tjetra taktike.
Elektoralja është që duke parë se në vende të vogla fusha e ndërlidhjes tribale ka impakt, kryebashkiakët që kanë krijuar një rrjet, ta shfrytëzojnë për vota. Kurse arsyeja taktike ka të bëjë si me frikën se këta mund të jenë një mundësi për tu sulmuar nga SPAK, e kështu kërkon t’i japë imunitet, por nga ana tjetër, që së shpejti të ketë një terren zgjedhor për bashkitë përkatëse, duke përfshirë Tiranën, pa e lënë të vetme betejën në kryeqytet.
Në këtë kontekst, duket qartësisht se Rama e ka përcaktuar se kryebashkiakut të Tiranës, do t’i kërkojë pas zgjedhjeve, një dorëzim të mandatit.
Po t’i shikosh me vëmendje, kryebashkiakët janë vënë në ato zona ku ka edhe pika të forta të njerëzve të PD me lidhje në territor. Agron Malaj, do të sulmojë në MAT, e cila është një mundësi e mirë për opozitën për të rikuperuar vota. Tërmet Peçi nga ana e tij, duket se është vënë për të markuar Memaliajn, e cila është bashki e kontrolluar nga PD dhe ka shumë gjasa që ato vota të kanalizohen në zgjedhjet parlamentare. Kryebashkiakët e Beratit dhe të Dimalit, duket se i ka vënë të markojnë fuqishëm 2 me 1 Lefter Maliqin; i cili konsiderohet një rrezik nga mazhoranca në të gjithë qarkun e Beratit./Pamfleti
Lini një Përgjigje