Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se asnjë deputet socialist nuk do të jetë në listë të sigurtë.
Pas takimeve intensive me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama u komunikoi të vetëve se në këto zgjedhje do të ketë një reformim të grupit socialist ku nënvizoi se asnjë deputet, burrë apo grua, që ka fituar një mandat në legjislaturat e shkuara, nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur.
“Luftën duhet ta bëjnë ata që kanë marrë më shumë dhe kanë më shumë eksperiencë. Patjetër në listën e hapur do të ketë edhe plotë të rinj dhe plotë të reja. E dyta, diskutimi ka qenë; drejtuesit politikë duhet të jenë në listë të hapur, por problemi që ka argumenti im është që kjo do të çorodiste gjithë procesin, pasi nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nuk do të garantonte asnjëlloj drejtimi të vërtetë politik të ndeshjes, garës, pasi drejtuesit politikë do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe do të krijonin pabarazi dhe do të çorientohej gjithë skuadra.
E njëjta gjë vlen edhe në rastin tim, as e kam pasur dhe e kam idenë se unë do të jem aty në parlament përsa kohë kam këtë detyrë, por do të ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve të vendosej emri im dhe të çorientoheshin votat.” tha ai.
Lini një Përgjigje