TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 08:52

Deputetët rikthehen pas 2 javësh në Kuvend, çfarë pritet të diskutohet sot në seancën plenare

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët rikthehen pas 2 javësh në Kuvend, çfarë

Pas mungesës javën e kaluar për shkak të "Javës së Gjelbër", mbahet sot në Kuvend seanca e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 17:00.

Mësohet se në rend të ditës përfshihen diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

Kujtojmë se më 4 mars ka përfunduar procesi i regjistrimit të zgjedhësve nga Diaspora në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve PER. 

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të KQZ, 245 975 zgjedhësve u është miratuar kërkesa për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa 48 180 zgjedhëse iu është refuzuar kërkesa, ndërsa numri i zgjedhësve që bënë kërkesë për regjistrim ishte 294 155.

Në total ishin 365 166 kërkesa të bëra në PER, nga të cilat pas shqyrtimit, 119 139 kërkesa refuzuan.

Numrin më të lartë të kërkesave të miratuara e ka qarku i Tiranës me 52 425 shtetas shqiptarë të regjistruar në PER, i ndjekur nga qarku Fier me 32 559, më pas qarku Elbasanit me 25 196, qarku i Durrësit me 25 034 dhe qarku Korçë me 20 638 kërkesa të miratuara.

Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave të miratuara është nga Italia me 91 223, e ndjekur nga Greqi me 68 223, Gjermania me 25 499 si dhe nga SHBA me 20 653 e Britania e Madhe 17 227.

Sipas gjinisë, përqindjen më të lartë të regjistruesve e kanë meshkujt, me 212 982 kërkesa, ndërsa femrat janë 152 184.

Deputetët rikthehen pas 2 javësh në Kuvend, çfarë

Lini një Përgjigje