TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2025, 21:33

Erion Veliaj zbulon nëse ka pasur kontakt me kryeministrin Rama pas arrestimit

Shkruar nga Pamfleti

Erion Veliaj zbulon nëse ka pasur kontakt me kryeministrin Rama pas

Në një intervistë nga qelia, kryebashkiaku Erion Veliaj tregon nëse ka pasur komunikim me kryeministrin Rama që prej ditës së arrestimit.

Ai tha se nuk ka pasur komunikim Rama gjatë kësaj kohe që është nën arrest pasi kjo gjë nuk i është lejuar. Veliaj u shpreh për “Euronews” se Prokuroria po ashtu nuk i ka miratuar prej dy javësh asnjë takim dhe se sipas tij kjo është një provë tjetër se i kanë kurdisur një kurth me anonimë.

A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?

“Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”, tha Veliaj.

Lini një Përgjigje