TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2025, 18:00

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve, kush pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputetë? (Emrat)

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon takimi i Ramës me drejtuesit e qarqeve, kush pritet të

Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë të mërkurë 12 mars. 

Ka përfunduar takimi i mbajtur në vilën qeveritare nr.30, ku kryeministrit Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve për të caktuar emrat e kandidatëve për deputetë me të cilën PS do të dalë në zgjedhjet e 11 majit.

Në orën 15:00 Rama rinisi takimet e ndara me drejtuesit politikë të qarqeve të cilët i kanë paraqitur listat e kandidatëve për deputetë për qarqet përkatëse. I pari që hyri në ambientet e vilës 30 ishte Eduard Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit. Më pas hyri në takim Ogerta Manastirliun, drejtuesen politike të Tiranës, vijojë me drejtuesin politik të Beratit, Ervin Demo. Pas tij radhën e kishte drejtuesi i qarkut të Elbasanit Arbjan Mazniku dhe ai i qarkut Fier Belinda Balluku.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka qenë e fundit që ka zhvilluar takim me kryeministrin Rama. Takimet nisën në orën 10:00 dhe përfunduan në orën 18:00, dhe secili prej drejtuesve politike i ka dorëzuar kryeministrit Rama propozimet me emrat e kandidatëve për deputetë.

Gjatë paradites Rama është takuar me Blendi Klosi, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaro, drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Ulsi Manja drejtues politik i qarkut të Lezhës, Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit, Benet Beci, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës, Bledi Çuçi, drejtues politik i qarkut të Vlorës dhe Niko Peleshi, drejtues politik i qarkut të Korçës.

Deri më tani PS-ja ka qenë hermetike dhe nuk dihet se kush do të ketë emrin në listat për deputetë. Megjithatë ka disa emra të cilët përfliten se do të jenë në lista. 

Vetë Rama pritet të jetë në listën e hapur të Tiranës, me angazhimit që ka marrë publikisht për drejtimin e fushës në kryeqytet pas arrestimit të Erion Veliajt. Gjithashtu në këto zgjedhje është bërë e ditur tashmë se 4 kryebashkiakë kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Flitet për kryetarin e Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur. Në total janë 186 emra kandidatësh që do të zyrtarizohen në mbledhjen e kryesisë të mërkurë (12 mars). 

Emrat që përfliten si kandidatë në 12 qarqet:

-Tiranë: Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Ervin Hoxhaj, Adea Pirdeni,Lindita Nikolla, Olta Xhacka, Albana Koçiu, Igli Hasani, Blendi Gonxhe, Erion Braçe, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Ermonela Felaj, Xhemal Qefalia, Toni Gogu, Ornaldo Rakipin, Pandeli Majko, Helena Kaçe, Zerina Bruci.

-Fier: Belinda Balluku, Ceno Klosi, Kristo Papa, Petrit Malaj, Antoneta Dhima, Hanit Bonati, Arjan Faso, Ami Kozeli.

-Korçë:Niko Peleshi, Eslemvera Zake, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Bledi Çomo, Arjan Jaupllari, Besa Spaho, Nertil Jole, Anastasia Zaimit.

-Shkodër: Xhejms Çela, Onid Bejleri, Majlinda Angoni, Enertil Canaj, Ndriçim Sterkaj, Anila Gjyrezi, Besmir Lesha, Frrok Gjini.

-Vlorë: Bledar Çuçi, Anila Denaj, Pirro Vëngu, Plator Nesturi, Ardit Bido, Vasil Llajo, Vullnet Sinaj.

-Lezhë: Ulsi Manja, Ermal Pacaj, Pranvera Skana, Admir Kadeli, Marjeta Nela.

-Elbasan: Arbian Mazniku, Evis Kushi, Bora Muzhaqi, Ermira Urupi, Taulant Balla, Saimir Hasalla, Adi Qose, Shkëlqim Bullari, Desantila Tahiraj, Ela Toçka, Gert Durda.

-Durrës: Luan Zaza, Etleva Budini, Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Edmond Stojku.

-Kukës: Eduard Shalsi.

-Dibër: Bledi Klosi, Agron Malaj.

-Berat: Ervin Demo, Juliana Memaj, Klajdi Qama.

-Gjirokastër: Mirela Kumbaro, Tërmet Peçi, Alda Zholi, Pirro Dhima, Edjon Maliqi.

Lini një Përgjigje