TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Mars 2025, 21:27

Presim fitore më 11 Maj, Eno Bozdo: PD-në e pengoi SHBA të merrte pushtetin

Shkruar nga Pamfleti

Presim fitore më 11 Maj, Eno Bozdo: PD-në e pengoi SHBA të merrte

Në përgjithësi qarqet kanë për të qenë fituese dhe rezultati ka për të qenë shumë i mirë.” Kjo është situata që anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Enno Bozdo pret për forcën e tij politike pas zgjedhjeve të 11 majit.

I ftuar mbrëmjen e së dielës në “Off the Record” në ‘A2 CNN’, Bozdo deklaroi se ndër të tjera, qeverinë Rama në pushtet e mbajti për më shumë se 1 dekadë, ai që ai e cilësoi si një “segment i caktuar përtej oqeanit.” Ishte pikërisht ky segment, që sipas zyrtarit të PD-së mbajti edhe demokratët larg pushtetit.

Ka qenë një segment, ku Rama bënte gjithçka dhe pavarësisht ankesave të opozitës, provave të opozitës, ishte njësoj sikur t’i bije murit të gomës me kokë”, tha ai.

Megjithatë, duket se era ka nisur të fryjë në një drejtim tjetër dhe kjo po reflektohet.

“Kjo është një situatë e kthyer totalisht përmbys. Unë mendoj që Amerika është kthyer në vlerat e veta dhe kjo po reflekton. Përgjithësisht në Evropë dhe është duke reflektuar dhe do të reflektojë më së fundmi edhe në Shqipëri”, shtoi ai.

Ndërsa, duke u kthyer te gara elektorale, Bozdo e pranoi se krijimi i formacioneve të reja dhe largimi i tyre në “drejtime të tjera” në tërësi e dëmton kampin demokrat duke marrë parasysh edhe sistemin zgjedhor, megjithatë, ai shtoi se ky është një realitet që duhet pranuar.

Pavarësisht kësaj, Enno Bozdo shprehet se sot PD është në një pozicion shumë të mirë për të sfiduar Edi Ramën. Dhe nuk ngurroi të zotohej se nëse pas 11 majit do të jetë PD ajo që do ta drejtojë vendin, brenda 100 ditëve “do të kemi një Shqipëri që s’e kemi parë asnjëherë.”

Vetëm po e lamë ne, Edi Rama mund të marrë mandatin e katërt. Nëse Rama fiton do të kemi një Shqipëri të zhbërë totalisht. Një telenovelë skandalesh që s’ka fund dhe një Shqipëri që varfërohet,” shtoi ai.

Lini një Përgjigje