
Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar KQZ dhe i ka hapur rrugë Kuvendit lidhur me miratimin e projektligjit për burgjet e hapura.
Vendimi u mor sot gjatë mbledhjes që po mbahet në lidhje me disa ankimime të depozituara. Më herët KAS rrëzoi Celibashin edhe për ligjin e TVSH-së në Bujqësi dhe “Paketa e Maleve”.
KAS i dha të drejtë Kuvendit që ta miratojë ligjin për të burgosurit, të cilën KQZ e konsideroi si ligj elektoral. Ata do përfitojnë nga kjo nismë e re, ndërsa është faza e fundit para lirimit përfundimtar të të dënuarve.
Në reagimin e KAS thuhet se të burgosurit mund të punojnë jashtë burgut e më pas të kthehen në qeli pasi ky nuk është ligj elektoral. Sipas KAS, nuk shkelet Kodin Zgjedhor dhe të burgosurit nuk përfitojnë financiarisht.
Ky burgim parashikon daljen ditën të të dënuarve për të punuar dhe rikthimin në qeli gjatë natës. Celibashi pretendonte se ky ligj shkelte Kodin Zgjedhor dhe përfshihej për fushatë elektorale në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Çfare parashikon nisma?
Sipas propozimit, një i burgosur që vuan dënimin në burgjet e sigurisë së lartë në Shqipëri dhe ka kryer se 2/3 e dënimit, mund të kalojë në një institucion të sigurisë së zakonshme pa qenë nevoja që të shkojë në gjykatë, por vetëm me kërkesë të drejtorit të burgut.
Gjithashtu, drafti parashikon që të dënuarve që u ka mbetur më pak se 2 vjet e 6 muaj burgim për të vuajtur mund ta kryejnë dënimin jashtë qelive, me mbikëqyrje të perimetrit minimal të sigurisë, me kushtin që të sigurojnë një kontratë të rregullt pune.
Ndryshimet në ligjin “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, janë nxitur, sipas Naços nga problematikat e zbatimit të ligjit në fuqi dhe ofrojnë zgjidhje për rehabilitimin social, vetëqeverisjen dhe kosto më të ulëta për burgjet.
Lini një Përgjigje