TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 13:07

“Rama u shndërrua në argat i Vuçiç”, Berisha: Flet vetëm për zhaba dha zhapikë

Shkruar nga Pamfleti

“Rama u shndërrua në argat i Vuçiç”,

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se do të dalin me një program me pikëpamje të largët në zgjedhje, ndërsa prezantoi koalicionin “Shqipëria Madhështore”

Berisha u shpreh gjithashtu se opozita vjen me një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë, ndërsa socialistët nga ana tjetër vijnë me zhaba, zhapikë dhe bretkosa.

Berisha e ka etiketuar kryeministrin Rama si argat të presidentit serb, teksa bëri thirrje për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku antikombëtar.

“Ne shkojmë kokulur dhe ballëhapur, kokulur sepse do të kërkojmë mbështetjen e tyre, zemrën e tyre, mendjen e tyre, por gjithashtu ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne paraqesim një projekt në pamje të parë i largët, Shqipëria madhështore, por është absolutisht ëndrra më e bukur, e ditës dhe jo e natës e çdo shqiptari, e çdo njeriu punëtor me dinjitet. Pala tjetër paraqet hardhucë zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundi mustaqet e Kujtimit.

Edi Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit. Dy ditë më parë, Departamenti i Shtetit, sekretari Marco Rubio dënoi Dodikun. Edi Rama hesht si fija e barit për aktet e tij destabilizuese. Pra kemi të bëjmë në këtë aspekt, shpëtimin e Shqipërisë nga një rrezik madhor antikombëtar që rrallë e ka pasur në histori, siç është Edi Rama”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje