TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 14:50

Berisha "fundos" fituesit e primareve: Për listat e deputetëve do të ketë korrigjime

Shkruar nga Pamfleti

Berisha "fundos" fituesit e primareve: Për listat e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur lidhur me Primaret e shumëkritikuara edhe nga strukturat brenda PD-së. Kreu i PD ka mohuar hijet e dyshimit për manipulime, ndërsa pohoi se do të ketë korrigjime të listave për deputetë nga ato të Primareve, por do jenë të vogla. Ai tha se do të jetë Kryesia ajo që do të vendosë.

“Do ketë korrigjime të listave, por ato i ka bërë anëtarësia. Kryetarët e qarqeve do jetë aty. Kryesia do vendosë. Nuk është përfunduar dhe diskutuar asnjë listë, e asnjë qarku, janë aty. Listat do korrigjohen fare pak, i bën kryesia. Kryesia është ajo që vendos, do mblidhet ditën e nesërme. Ndërsa aleatët do kenë 8 vende deputetësh në listat e sigurta”, tha kreu i selisë blu.

Lideri i opozitës sqaroi se fjalën për kandidaturat e ka pasur anëtarësia e PD, përmes skemës së Primareve.

"Asnjë kryetar qarku nuk ka patur asnjë ndërhyrje nga Sali Berisha apo kush tjetër, por ka qenë ai udhëheqës fuqiplotë i procesit të primareve mbi bazën e kritereve të caktuara. Kështu që, listat pak a shumë i kanë bërë anëtarët, propozimet”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje