
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një video të postuar në rrjetet sociale lidhur me protestën e thirrur nga opozita në 15 mars, pas vendimit për mbylljen e TikTok.
Ndërsa ende nuk dihen detajet e protestës, Rama në video-mesazhin e tij thekson se apeli i bufit të kënetës që fëmijët të mos shkojnë në shkollë dhe bashkë me prindërit të protestojnë, besoj duhet të merret tejet seriozisht si një simptomë lajthitjeje.
“Bufi i kënetës i kërkon fëmijëve dhe prindërve të tyre që të dalin në shesh që tyë protestojnë për mbylljen e TikTok.
Kjo është këneta jonë opozitare, përsa kohë do të ketë në krye bufin. Mbyllja e TikTok nuk ka të bëjë me lirinë e fjalës, pasi do të zgjasë aq kohë sa kompania të na japë një plan bindës”, thekson Rama.
“Bufi kënetës u bën thirrje fëmijëve të protestojnë për mbylljen e Tiktok dhe prindërve u kërkon të bashkohen me fëmijët dhe të dalin në shesh për tiktakun.
Kjo është këneta opozitare dhe filozofia e saj. Kjo do të jetë derisa të jetë bufi që vigjilon nga ballkoni mbi të gjithë gjendjen poshtë në kënete duke i kthyer përfaqësuesit e popullit opozitar në zvarranikë që kafshojnë e pickojnë. 95% e prindërve dhe mësuesve na thanë mbyllni Tiktokun.
Ne presim të shohim planin e premtuar për sigurinë e shtuar për fëmijët tanë. Arsyeja pse vendimi u mor vetëm me javën e shkuar ka të bëjë thjesht me kapacitetet teknike për të realizuar mbylljen e platformës që kanë kërkuar kohën e tyre. Nuk ka të bëjë gjëkundi me lirinë e fjalës dhe zgjedhjet.
Uroj të jetë e përkohshme, do zgjasë aq kohë sa kompania të na japë një plan për sigurinë e fëmijëve. Apeli i bufit të kënetës duhet marrë tejet seriozist si një simptomë lajthitje e rrezikshme”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje