TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 17:04

11 maji, Dash Sula: Opozita fiton vetëm nëse lista e kandidatëve është dinjitoze

Shkruar nga Pamfleti

11 maji, Dash Sula: Opozita fiton vetëm nëse lista e kandidatëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka analizuar situatën politike dhe strategjinë e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Sipas Sulës, angazhimi i diasporës është një faktor kyç për suksesin e opozitës, por ai thekson se nuk ka pasur asnjë presion për përfshirjen e tyre.

“Berisha dhe kryesia e PD nuk kanë vënë askënd nën presion për t’u angazhuar me diasporën, sepse kjo varet edhe nga financat individuale. Por kushdo që ka lidhje me opozitën duhet të bëjë detyrën e vet,” – deklaroi ai në News24.

Sula u shpreh i bindur se vota e diasporës do të përmbysë ekuilibrat politikë në favor të opozitës.

“Raporti do të jetë 2 me 1 në favorin tonë kundrejt mazhorancës. Emigrantët që vijnë në takimet tona nuk janë të detyruar, ata nuk kanë interesa te opozita, por besojnë te ndryshimi”, shtoi ai.

Në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Sula theksoi rëndësinë e një liste të fortë dhe përfaqësuese.

“Duhet të kemi kandidatët më të mirë të mundshëm. Nëse lista është dinjitoze, jam i bindur se do të triumfojmë”, tha ai.

Ai vuri në dukje gjithashtu rolin e aleatëve historikë të PD si Fatmir Mediu dhe Agron Duka, duke theksuar se bashkëpunimi me ta është i domosdoshëm për suksesin e opozitës.

Lini një Përgjigje