
Kryeministri Edi Rama ishte këtë pasdite në Lezhë, ku ka parë nga afër punimet në kantierin e rrugës Rrile-Hidrovor e cila lidh superstradën Lezhë‐Tiranë me fshatin Rrile dhe me Hidrovorin e Tales. Aty ka pasur dhe qytetarë, ku ra në sy një prej tyre, i cili mbante në kokë një kapele ngjyrë të kuqe me mbishkrimin: “Make America Great Again”. Pra slogani i Donald Trump në zgjedhje dhe kjo i bëri përshtypje Ramës.
Pjesë nga biseda:
Rama: Hajde pak me atë kapelen “Make America Great Again”, hajde pak.
Rama: Ku e ke gjet këtë kapele?
Banori: Ma kan çu dhuratë, se jam me Trumpin
Rama: Amerikën mirë do ta bëjmë, por Lezhën?
Banori: Shumë më mirë, më mirë se në Amerikë
Rama: Apo jeni me policinë ju, e keni policinë me vete. E kam për Pjerinin
Lini një Përgjigje