TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2025, 17:23

Kuvendi politikë me vdekjen e Andis Harasanit, Berisha sulmon socialistët: Ju e përjashtuat nga partia, kërkoni ndjesë

Shkruar nga Pamfleti

Kuvendi politikë me vdekjen e Andis Harasanit, Berisha sulmon

Kuvendi ka nisur punimet sot me një minutë heshtje në nder të ish-deputetit Adis Harasani, i cili u nda dje nga jeta.

Por më pas ai u kthye në objekt debatesh dhe replikash. Sali Berisha u kërkoi socialistëve që të kërkojë falje se si e kanë trajtuar atë. Ndaj tij regoi Elisa Spiropali.

Sali Berisha: Aktet e nderimit duhet të jenë të plota dhe të sinqerta. Andis Harasani i përkiste një pleiade politikanësh të rinj. I shkolluar mirë, i kyçur në proceset demokratike që në fillim. Nuk mund të mohohet fakti se ju e përzutë atë dhe duhet të kërkoni ndjesë. E përzuri Rilindja. Një politikan që rininë ia kushtoj ndryshimit të Shqipërisë. Harasanin e kanë nderuar se mbeti socialist besnik i atyre parimeve qe bësonte deri ditën e fundit. Ai nuk pranoi kurrë të bënte komprosmis me të keqen sic bëtë ju.

Elisa Spiropali: Largimi i njeriut nga kjo botë nuk duhet të jetë objekt cinizmi dhe diskutimesh partiake. Ne i shprehëm ngushëllimet më të ndjera familjes së tij.

Lini një Përgjigje