
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit akuzoi qeverinë dhe ministrat e saj për korrupsion apo bashkëpunim me krimin.
Berisha tha se deputetet dhe ministret e PS vinin në Kuvend me çanta dhe këpucë të shtrenjta, dhe se pasi e ngritën si problem, vendosën të vijnë pa çanta fare.
Berisha hodhi akuza të rënda edhe ndaj ministrit të mbrojtjes Pirro Vengu, kur tha se ai ka “hapur portin e Durrësit për bandat kriminale, për ta kaluar drogë”.
“Qytetari nuk harron kur vini me këpucë të shtrenjta dhe çanta, dhe kur u shtrua problemi i çantave, vini pa çanta fare në parlament. Nuk mundet qytetari të mos e dije se qëkur u vu Vengu, dezertor i NATO, në portin e Durrësit 1 kg kokainë nuk u kap, dhe u shpërblye ky për t’u bërë ministër sepse u hapi portin klaneve të drogës”, tha Berisha.
Në vijim duke iu drejtuar deputetëve socialistë, Berisha iu tha “ju sot nuk duhej të kishit ardhur fare në Parlament, të kishin vendos në mbledhjen e grupit që të mos dilnit më kurrë para shqiptarëve”.
Berisha më pas tha se “zotohet se Shqipëria e ëndrrave do të jetë realiteti i katër viteve që vijnë”, nëse ai do të vijë në pushtet në 11 maj.
“A e dini ju se, në 4 vitet tuaja të zeza, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo kohë tjetër, përfshirë vitin 1991, të daljes nga diktatura komuniste.
A e dini ju se në një kohë kur kanë ikur qindra mijëra shqiptarë, pasuritë tuaja janë 5-fishuar, janë 10- fishuar.
A e dini ju se kontot bankare të ministrave tuaj dhe të kreut tuaj, padrino kanë kufi vetëm qiellin.
A e dini ju se u bëtë mburojë e plaçkitjes më të madhe të pronave publike nga deputetë tuaj, nga kreu juaj, i buxhetit. Unë e shoh se e fshihni fytyrën tani para kamerave, por pavarësisht se ulni kokën kështu, populli ju sheh mirë.
Nuk mundet të mos shoh qytetari tek ju, njerëzit e pashpirt. Nuk mund të mos jetë i ndërgjegjshëm qytetari, që kryetari juaj blen vazon në oborr për tu eglendisur si sulltan, aq sa kushtojnë 120 mijë pensione.
Nuk mundet që qytetari të mos e dijë se ajo shishja Romaneconti 33600 euro, është e barabartë me 120 pensione në tavolinë.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se sarajet 57 metra themelet të gjata dhe 8800 metra park, oborr, pothuajse sa pallati i Brigadave, presidencial, është e tëra plaçkë dhe mashtrim.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se, kreu juaj u merr pronarëve 38 mijë metër katror tokë dhe ja jep vëllaçko Olsit. Këtu sipër, te rrapi i treshit e keni.
Nuk mundet qytetari të mos e dijë se deputetët e grupit tuaj dhe ju pas tyre, votoni për plaçkitjen e pronave publike.
Olta Xhaçka ku është? 12 mijë metër katrorë tokë publike dhe ju pazmore e pronës së saj. Në një kohë kur kushtetuta thotë se, mandati dorëzohet, nuk të bëjë më mandatin.
Nuk mundet që qytetari të harrojë kur vinit me çanta superluksi dhe me këpucë ‘Antonio Vietri’, po, po. Dhe pastaj kur u shtrua problemi i çantave, vinit pa çanta në parlament”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje