TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 08:58

Zgjedhjet lokale/ Pjesëmarrja vetëm 1.29% deri në orën 8:00, KQZ asnjë informacion për vonesat

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet lokale/ Pjesëmarrja vetëm 1.29% deri në orën 8:00,
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi

Nga 5213 QV gjithsej deri më tani në Komisionin qendror të zgjedhjeve kanë raportuar për pjesëmarrjen 2468 qendra votimi. Pjesëmarrja deri në orën 8:00 ishte  1.29%.

Ndërkohë që nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka një raportim në lidhje me problematikat e pajisjeve të identifikimit dhe për numrin e qendrave të votimit ku procesi ka nisur me vonesë ose s’ka nisur ende!

Ndërkohë votimi ka nisur zyrtarisht në orën 07:00 të ditës së sotme, por pothuajse në të gjitha qarqet janë hasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.

Deri më tani nuk ka nisur votimi në dhjetëra qendra votimit dhe shkak është bërë problematika në pajisjet e identifikimit.Raportohet për problematika në Vlorë, Fier, Durrës, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale. 

 

kqz asnjë informacion për vonesat

Lini një Përgjigje