TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 08:16

Pajisja e identifikimit nuk funksionon, kreu i KQZ-së duhet të presë 3 orë që të votojë

Shkruar nga Pamfleti

Pajisja e identifikimit nuk funksionon, kreu i KQZ-së duhet të

Ka kaluar një orë nga nisja e votimit dhe ende asnjë zgjidhje në qendrën e votimit.Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi nuk arrin të votojë për shkak të problemit dhe i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Problematikat nuk janë zgjidhur ende, dhe sipas informacidoneve duhet pritur deri tre orë për të votuar.

Që në orën 7:00, Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u paraqit në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’ për të votuar, por hasi fillimisht një problem me aparaturën e identifikimit elektronik.

Celibashi deklaroi se çdo gjë është përgatitur nga ana e KQZ-së për procesin zgjedhor , ndërsa tregoi se ka pasur problematika me komisionet e qendrave të votimit për shkak të tërheqjeve apo dokumentacionit jo të plotë të paraqitur.

Ai komentoi më tej edhe arrestimin e kandidatit të opozitës në Himarë, Fredi Beleri, duke thënë se nga pikëpamja e ligjit ai mbetet kandidat dhe do mund të votohet ditën e nesërme.

Lini një Përgjigje