TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 07:20

Zgjedhjet nisin me dhunë, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai goditet me grushta

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet nisin me dhunë, kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai goditet
Kandidati i  Partisë Socialiste në Kolonjë Erion Isai

Kandidati i  Partisë Socialiste në Kolonjë Erion Isai është konfliktuar mbrëmjen e djeshme me një person pranë fshatit Qinam.

Mësohet se Isai ka qenë duke ecur me mjetin e tij kur e kanë ndalur në rrugë dhe është goditur.

Nga informacionet e para mësohet kryebashkiaku ka qenë në Qafëzezë duke u kthyer në banesën e vet, kur kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ethem Lumani së bashku me disa simpatizantë të opozitës kanë bllokuar rrugën dhe e kanë kërcënuar Isain.

Njëri nga simpatizantët e PD, Esmerald Kacolli, që kishte bllokuar rrugën i është afruar Isait duke e goditur me grusht në fytyrë.

Pas kësaj ngjarje mësohet se kryetari i bashkisë Kolonjë ka shkuar në komisariat për të bërë denoncimin përkatës ndërsa është shoqëruar personi që e ka goditur.

kryebashkiaku i kolonjës erion isai dhunohet

Lini një Përgjigje