
Nuk kanë fund bëmat e oligarkut Pëllumb Salillari. Prej disa ditësh kanë dalë në pah fakte se ai po qëndron në Kuçovë për të ndihmuar kandidatin socialist Kreshnik Hajdari.
Por sot ai dyshohet se ka dalë të blejë vota. Denoncimi është bërë nga kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kuçovë, Lefter Maliqi. Ky i fundit ka publikuar një video ku Salillari është me kapele dhe shihet në një lokal
“Oligarku Pëllumb Salillari është zhvendosur në Kuçovë dhe sot në ditën e heshtjes zgjedhore ka dalë të blejë vota. Të tmerruar nga humbja e thellë që i pret nesër Çuçi ka angazhuar dhe patericën Salillari me shpresë se kështu do e ndryshoj rezultatin. I them Çuçit dhe Salillarit le ta zbrazin qesen siç kanë bërë këtë nje muaj në Kuçovë dhe fshatrat përreth duke mbështetur një kufomë politike si Kreshnik Hajdari. Nesër do marrin përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga Lumasi në Kozare, nga Perondia dhe qyteti i Kuçovës. Ku është SPAKU që duhet t’a procedonte dhe arrestonte këtë kriminel elektoral?!! Ne i kemi provat të gjitha të qëndisura dhe do i paraqesim aty ku duhet nga e hëna e në vazhdim. Fitoren nuk mund ta ndalë një njeri i përfshirë në afera korruptive dhe që i pi gjakun këtij populli bashkë me “Rilindjen”. Nesër Kuçova do i tregoj vendin ish-fatorinos së autobuzave Pëllumb Kreshnik Salillarit! Jemi të gjithë në këmbë! Të gjithë në patrullime”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje