TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Maj 2023, 21:26

Mediat greke sulmojnë Xhaçkën: Bën deklarata provokuese dhe nxit tension

Shkruar nga Pamfleti

Mediat greke sulmojnë Xhaçkën: Bën deklarata provokuese

Mediat greke vijojnë të shkruajnë dhe raportojnë për arrestimin e Fredi Belerit. Ajo që ka irrituar grekët është qëndrimi i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit ju kundërpërgjigj Athinës Zyrtare, duke kërkuar që të respektojë drejtësinë shqiptare. Por për “Protothemën”, ministra shqiptare p provokon tension.

Menjëherë pasi Ministria e Jashtme greke foli për një vendim skandaloz, kreu i diplomacisë shqiptare bëri deklaratë të re që tensionon klimën. “ I bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk tregojnë respekt për institucionet e pavarura të vendit tonë”, është mesazhi i ri provokues i Olta Xhçakës”, shkruan gazeta greke.



mediat greke xhacka

Lini një Përgjigje