
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve po vijon shpërndarjen e materialeve zgjedhore për procesin e votimit ditën e nesërme.
Sipas të dhënave, ka përfunduar shpërndarja e bazës materiale në Kolonjë, Gramsh, Pustec.
Në qarkun e Gjirokastrës ka përfunduar shpërndarja, përveç Dropullit. Gjithashtu ka përfunduar shpërndarja në Berat, Fier dhe Korçë, përveç Pogradecit, i cili është ende në proces. Nga ana tjetër, procesi i shpërndarjes ka nisur me vonesë në Durrës, Shijak dhe Krujë.
Në Bashkinë e Lezhës ka përfunduar dorëzimi i materialeve zgjedhore.
Aty nuk ka pasur problematika gjatë gjithë procesit të rëndësishëm. Qendrat e votimit janë pajisur me materialet e nevojshme zgjedhore dhe janë marrë në dorëzim nga policia.
Të ezauruar procesion e ka edhe Mirdita, ku janë pajisur me materialet zgjedhore qendrat e votimit të përcaktuara.
Ndërsa në Kurbin nuk ka përfunduar ende, pasi janë 2 qendrat e votimit të fundit për tu dorëzuar për shkak të largësisë.
Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore edhe ë bashkinë e Lushnjës. Procesi filloi në orën 16:30 dhe përfundoi në orën 18:15. Sipas të dhënave, në pjesën më të madhe të bashkive
Ndërkohë probleme ka pasur në Dropull. Mësohet se Komisionerët e Partisë Demokratike nuk janë paraqitur për tërheqjen e materialeve zgjedhore. Deri më tani, PD në Gjirokastër nuk ka dhënë asnjë shpjegim lidhur me mungesën e komisionerëve në 29 qendra votimi. Materialet janë tërhequr vetëm në 7 qendra nga 37 qendra votimi deri më tani.
Lini një Përgjigje