TAGS-AT E JAVËS

Forum13 Maj 2023, 16:50

Boll lejuam Greqinë të fusë hundët në punët tona, bukëshkali Fredi Beleri të marrë atë që meriton

Shkruar nga Tritan Kalo

Boll lejuam Greqinë të fusë hundët në punët tona,

Ekzekutivi dhe ligjzbatuesit shqiptarë do të respektohen nga “il poppolo Albanese”, nëse do të dinë të menaxhojnë si duhet situatën e krijuar me arrestimin e bukëshkalit progonatas të konvertuar në vorio-epirot Fredi Bejleri dhe t’u japin përgjigjen e duhur si ligjshkeljeve të bëra prej tij, po ashtu edhe hundëfutjes së politikanëve grekë në punët tona...

Zyrtarët e çdo vendi normalisht interesohen për fatin e shtetasve të tyre, kudo që ata për njërën ose tjetrën arsye ndodhen. Edhe Kushtetuta Shqiptare e detyron qeverinë e Dheut Amë, të bëjë të njëjtën gjë për “grigjën shqiptare” brenda ose jashtë Trojeve Arbërore të 28.11.1912-ës.

Nëse këta shtetas shkelin ligjet e atyre vendeve ku ata frymojnë, qeveritë demokratike e jo shovene nuk i bëjnë presione ose dërgojnë ultimatume, sikundër bëjnë grekët e serbët në Shqipëri dhe në Kosovë, për lirimin apo mos ndëshkimin e ligjshkelësve. ALBANOFOBIA e këtyre dy vendeve është historike duke harruar kurdoherë, se ndër shekuj i kanë zgjeruar territoret e tyre në kurriz të TROJEVE ARBËRORE, si dhe krimet a pa shoqe që ata u kanë bërë popullsisë shqiptare, të kujtojmë jo më larg se në 1998-1999 krimet millosheviçiane në Kosovë.

EKZEKUTIVI dhe LIGJZBATUESIT Shqiptar do të respektohen nga “il poppolo Albanese”, nëse do të dinë të menaxhojnë si duhet situatën e krijuar me arrestimin e bukëshkalit progonatas të konvertuar në vorio-epirot Fredi Bejleri dhe t’u japin përgjigjen e duhur si ligjshkeljeve të bëra prej tij, po ashtu edhe hundëfutjes së politikanëve grekë në punët tona. “Ligji është i barabartë për të gjithë në çdo kohë e në çdo rrethanë”….

Nëse keni këllqe për të bërë shtet të respektuar e vlerësuar si brenda edhe jashtë tij, si dhe nëse në arteriet e venat tuaja rrjedh ende gjak shqiptari, ky është momenti për t’i treguar ato. Në të kundërt pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, shpallni zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe vendin ta marrin në dorë forca të reja politike, të përbërë nga shqiptarë që ende mendojnë, flasin dhe veprojnë vetëm shqip!!!….Quo vadis Shqipëria ime e andej dhe këndej Drinit!!

tritan kalo fredi beleri greqia

Lini një Përgjigje