TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 07:53

Probleme me pajisjen e identifikimit elektronik në Tiranë, KQZ: Procesi nis pas 3 orësh

Shkruar nga Pamfleti

Probleme me pajisjen e identifikimit elektronik në Tiranë, KQZ:

Ditën e sotme mbahen zgjedhjet vendore për 61 bashkitë e vendit ndërsa janë hasur edhe problematikat e para përsa i përket votimit elektronik dhe jo vetëm.

Në Qendrën e Votimit, e cila është vendosur në shkollën “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, janë hasur probleme pasi në këtë qendër nuk punon pajisja e identifikimit elektronik.

Pas raportimeve, KQZ njoftoi qendrën në fjalë se votimi do të hapej pas 3 orësh.

Kujtojmë se sot mbahen votimet në 61 bashki, ku do të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj. Në bazë të orarit zyrtar, qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00 në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë qytetet e vendit.

Në të gjithë territorin e Shqipërisë janë 5213 qendra votimi ndërsa janë 3,650,550 qytetarë me të drejtë vote që do të shprehin vullnetin e tyre për 61 drejtuesit e rinj të bashkive. 122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit.

Në garë për kryetarë në 61 bashkitë e vendit janë 144 kandidatë ndërsa 23 763 persona garojnë për këshillat bashkiakë.

kqz tirane probleme votimi

Lini një Përgjigje