
Ditënn e sotme Shqipëria voton sot 61 kryetarët bashkiakë.
Në 3 bashki të rëndësishme, jo vetëm identifikimi, por edhe votimi dhe numërimi i votave, do të jetë elektronik, bëhet fjale për bashkitë, Kamëz, Vorë dhe Elbasan.
Në Elbasan ka një problematikë sa i përket votimit elektronik sepse në disa fshatra nuk kanë akses.
Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.
Në garë për kryetar të bashkisë së Elbasanit janë Gledian Llatja nga PS dhe Luçiano Boçi nga koalicioni “Bahskë Fitojmë”. Elbasani ka qenë një qytet i nxehtë në zgjedhjet e kaluara dhe mes palëve ka pasur gjithmonë një luftë të fortë si për zgjedhjet e përgjithshme, ashtu dhe për ato lokale.
Lini një Përgjigje