TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 07:24

Votimi elektronik në Kamëz, kreu i KQZ has probleme

Shkruar nga Pamfleti

Votimi elektronik në Kamëz, kreu i KQZ has probleme

Kryekomisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u paraqit në qendrën e votimit në shkollën ‘Dëshmorët e Lirisë’ që në orën 07:00 për të votuar, por hasi fillimisht një problem me aparaturën e identifikimit elektronik.

"Jemi duke sjellë një pajisje tjetër, duket se ka ndodhur një problem gjatë transportit pasi pajisja që ishte në qendër konfirmohet se nuk funksionon", u shpreh Celibashi.

Ditën e sotme qytetarët shqiptarë do tu drejtohen kutive të votimit në 61 bashkitë e vendit për të zgjedhur drejtuesin e tyre të ri dhe këshilltarët për katër vitet e ardhshme.

5213 qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në Ministrinë e Brendshme, të drejtën e votës e kanë 3,650,550 shtetas shqiptarë. Plot 122,545 zgjedhës votojnë për herë të parë pasi mbushin 18 vjeç deri më 14 Maj.

Ata do të votojnë edhe nëse mjeti i tyre i identifikimit ka skaduar. Mbi gjysma e votuesve janë burra duke e lënë të pandryshuar dominimin e kësaj gjinie në shoqërinë shqiptare. Votat e hedhura në kutitë e votimit do të numërohen në tavolinat e numërimit në 92 KZAZ. Në zgjedhjet vendore të së dielës marrin pjesë 40 parti politike dhe 143 kandidatë për kryetar Bashkie ku vetëm 15 janë femra.

Në total numri i kandidatëve për kryetar bashkie dhe anëtar të këshillave bashkiak është 23.907 ku 11 843 femra dhe 12064 meshkuj.

kamez kqz probleme

Lini një Përgjigje