
Ditën e sotme zyrtarisht votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit, por pothuajse në të gjitha qarqet janë hasur probleme me pajisjet e identifikimit elektronik.
Deri më tani nuk ka nisur votimi në dhjetëra qendra votimit dhe shkak është bërë problematika në pajisjet e identifikimit.
Raportohet për problematika në Vlorë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, por edhe në Tiranë. Nëse pajisjet e identifikimit elektronik nuk do të nisin të punojnë, pritet që në disa qendra, votimi i qytetarëve të nisë në mënyrë manuale.
Ndërkohë në 100 qendra votimi në vend nuk ka operatorë teknikë.
Situata në qytetet kryesore:
Kamzë: Nuk ka nisur shumë mirë procesi zgjedhur në disa qendra votimi në Durrës pasi nuk kanë punuar pajisjet e identifikimit elektronik. Procesi ka filluar 25 minuta me vonesë për shkak të instalimit me vonesë të pajisjeve të identifikimit. Koha jo shumë e mirë ka bërë që në minutat e para të hapjes së votimit të mos ketë fluks të madh votuesish.
Shijak: Edhe në Shijak ka pasur probleme me votimin, nga 54 qendra votimi në 40% të tyre ende nuk ka nisur procesi i votimit. Ka pasur edhe një problem, marrja pjesë e komisionerëve të koalicionit Bashkë Fitojmë me vonesë
Kavajë: Në KZAZ nr 42 konfirmohet se procesi ka nisur në të gjitha qendrat e votimit. Pjesëmarrja në mëngjes nuk ka qenë shumë e lartë. Burime zyrtare tregojnë se ka ardhur një numër i lartë emigrantësh për të votuar në Kavajë.
Shkodra: Procesi i votimit ka nisur me 15 minuta vonesë për shkak të problemebve me pajisjet. Procesi tashmë po ecën normalisht, ku po paraqiten qytetarët e parë. Është njoftuar që Beci do të votojë në orën 10:30.
Himara: Ka 30 minuta që ka nisur procesi i votimit ku situata është shuëm e qetë. Më shumë se 15 persona kanë votuar në 30 minutat e para. Jna 36 qëndra votimi dhe votues ajnë gati 22800.
Fier: Ka pasur problematika me pajisjet e identifikimit elektronik, por në pjesën em të madhe ka nisur votimi edhe pse jo në orarin e parashikuar nga KQZ. Janë paraqitur votuesit e parë.
Durrësi: Në shkollën “Neim Babameto” në Durrës, ku është e vendosur një Qendër Votimi nuk ka nisur ende procesi i votimit.
Dibër: Ka nisur me problematika procesi i votimit në disa qendra votimit në Qarkun e Dibrës.Në qendrën e votimit 1101 në Maqellarë mungon proces-verbali i hapjes së kësaj qendre votimit.Në Kastriot, në një qendër votimit nuk ka energjie elektrike.
Në Klos nuk ka nisur ende votimi në 10 qendra votimi nga 27 gjithsej, për shkak se nuk punon lexuesi elektronik. Pritet një përgjigje nga KQZ për të filluar manualisht.
Elbasan: Në qendrën e votimit 2351 te Teatri Skampa në Elbasan, ka pasur një vonesë në nisjen e votimit. Gjithashu probleme ka edhe në disa fshatra që kanë mungesë të internetit për të bërë lidhjen me pajisjet elektronike.
Lini një Përgjigje