TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 08:39

14 Maji/ Voton Belind Këlliçi: Qytetarë të Tiranës dilni votoni, sot është dita e ndryshimit

Shkruar nga Pamfleti
14 Maji/ Voton Belind Këlliçi: Qytetarë të Tiranës
Belind Këlliçi

Kandidati nga koalicionin “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka votuar i shoqëruar nga nëna e tij në shkollën “Dora d’Istria”.

"Ftoj të gjithë qytetarët që të shikojnë në qendrat e votimit për të kryer detyrën e tyre për të votuar, Ftoj të gjithë qytetarët që i kam shtrënguar  dorën në këto muaj, sot është dita e madhe ndryshimin e keni vetë në duar. Kam apel për rininë, të gjithë vajzat e djemtë që mendojnë për të ikur nga Tirana I them jo hajdeni votoni e bashkë të ndryshojmë qytetin për të gjithë punët e pabëra për të gjithë shpresat që janë shuar këto te vite dilni e votoni, askush nuk jua kontrollon dot votën as Këlliçi e as Veliaj votoni për të ardhmen tuaj. Unë e kreva detyrën e do të shkoj në selinë qendrore të PD-së. Procesi është duke shkuar normalisht përpos disa problemeve teknike. Dilni e votoni sot është dita e votimit.", tha Këlliçi.

Në këtë shkollë, nuk është raportuar për ndonjë problematikë me procesin e votimit. Në orën 09:00, do e kryejnë procesin e votimit edhe Veliaj, Rama dhe presidenti i vendit.

 

belind këlliçi voton thirrje të rinjlve

Lini një Përgjigje