
Procesi i votimit në qarkun e Dibrës ka nisur me probleme.
Konkretisht në qendrën e votimit 1101 në Maqellarë nuk ka proces verbal.
Ndërsa, në Kastriot në një qendër votimi nuk ka energji elektrike. Raportohet gjithashtu se në rreth tre apo katër qendra votimi nuk punojnë pajisjet.
Më tej, risjellim në vëmendje se në vendin tonë po mbahen zgjedhjet vendore për 61 bashkitë e vendit. Në disa qendra votimi janë hasur problematika të ndryshme dhe për këtë shkak edhe procesi i votimit nuk ka filluar ende.
Lini një Përgjigje