TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2023, 08:43

"Lokalet"/ Probleme me sistemin në 80 qendra votimi në Bashkinë Shkodër

Shkruar nga Pamfleti

"Lokalet"/ Probleme me sistemin në 80 qendra votimi në

Në qytetin e Shkodrës janë hasur probleme me sistemin në 80 qendra votimi nga 247 që janë gjithsej dhe akoma nuk ka nisur procesi zgjedhor.

Burime për mediat raportojnë se përveç këtyre qendrave, në qendrat e tjera të votimit, procesi zgjedhor ka nisur normalisht dhe janë shfaqur votuesit e parë.

Gjithashtu mësohet se në Vaun e Dejës në shumicën e qendrave të votimit ka nisur procesi zgjedhor.

Problem mbetet vetëm një qendër votimi për shkak të një problemi të pajisjes së identifikimit të votuesve.

Sakaq, mësohet se nuk ka patur incidente dhe as raste denoncuese nga ana e qytetarëve. Pritet që për këtë bashki të votojnë 40 mijë qytetarë. 

bashkia shkoder probleme qendra votimi

Lini një Përgjigje