TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 13:19

“Ylli i tij është shuar”, Berisha: Perëndimi po pret me padurim largimin e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
“Ylli i tij është shuar”, Berisha: Perëndimi po pret
Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social, tha se Perëndimi po pret me padurim largimin e Edi Ramës si Kryeministër i Shqipërisë.

Referuar samitit të PPE-së, që propozoi edhe një seri amendamentesh drejtuar Parlamentit Europian, ku evidentohen problematikat e Shqipërisë, Berisha theksoi se PPE ka dhënë një ndihmë këtu, pavarësisht se propaganda dhe zhurma nuk ka lejuar të perceptohet, por i ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme politike Shqipërisë.

“Po të kemi këtu parasysh vetëm deklaratën e Valencias, që u votua nga të gjitha partitë e qendrës së djathtë të Evropës, ajo është platforma politike dhe mbështetja politike më e madhe për këtë vend, në të cilin Edi Rama dhe regjimi i Shqipërisë dënohet si një diktaturë autoritare që shtyp pluralizmin, përdor institucionet për të shtypur pluralizmin, që zhvillon farsa elektorale, që ka lidhje të ngushta në nivelet më të larta me krimin.

Përveç kësaj, kjo rezolutë ka ardhur pas rezolutës që PPE ka miratuar në Maltë.

Natyrisht kulmore për ndihmën ndaj nesh ishte misioni faktmbledhës që erdhi 3 javë më parë në Shqipëri, i përbërë nga sekretarët ndërkombëtarë të 30 partive politike të qendrës së djathtë të BE dhe vendeve të asociuara, ku ata hartojnë një raport që e qarkullojnë për qeveritë e tyre dhe institucionet ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, sigurisht që takimet që zhvilluam aty dhe bisedat ishin shumë të rëndësishme.

Por të them të vërtetën, aty ekziston një vetëdije e plotë për situatën në Shqipëri dhe ka një mbështetje të plotë për ne. Edi Rama sot është i bllokuar.

Edhe njëherë e theksoj se ai që përmes mashtrimit dhe lobimit kishte arritur të konsiderohej si një shembull që shkëlqente, ylli i tij është shuar përgjithmonë dhe sot është një figurë e zezë në rreth të kuq që pritet me padurim largimi i tij”, tha Berisha.

rama berisha be

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Atehere kemi 3 yje te shuar (Meta, Rama, Berisha) se nje tjeter u shua dhe ngordhi(Nano)

    Lini një Përgjigje