TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 12:53

Ndryshimet Kushtetuese, Rama paralajmëron referendum: Ulim edhe numrin e deputetëve

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet Kushtetuese, Rama paralajmëron referendum: Ulim edhe numrin e
Efi Rama

Një zhvillim i rëndësishëm politik është sinjalizuar nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste, ku ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë për një referendum. 

Në thelb të deklaratave të tij ishte ideja për uljen e numrit të deputetëve, një nismë që sipas kryeministrit, do të shoqërohet me miratimin e një ligji të ri për referendumet, duke i hapur rrugë përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në vendimmarrje.

Në fjalën e tij, Rama e paraqiti këtë si një çështje që duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve.

"Një gjë dua të përsëris, fjala e mençur e fqinjëve tanë matanë Adriatikut që thonë bebja nuk mund të hidhet poshtë bashkë me ujin e pistë. Kjo duhet të në udhëheqë në këtë rrugë që durimi ynë duhet të jemi heroikë përballë llumit që na hidhet. Historia do të mbajë mend vetëm një emër PS, kohën e reformës dhe pavarësimit të drejtësisë. Duhet të përballemi më llumin që na vjen nga 4 anët. Tjetra që është shumë e rëndësishme që duhet ta komunikojmë, e ngritëm çështjen e integrimit në një çështje mes nesh.

Është shume e bukur si është kthyer përmbys historia, deri dje ata thonin është imagjinare dhe lojë e Ramës për të na shkëputur nga problemet reale, tani dalin thonë ishim te dera dhe sa do të hynim në BE. Ka një shprehje budallai nuk thotë ai që thotë budallëqe por që i beson edhe vetë. Negociatat nuk kanë ndalur për asnjë sekondë. Raporti i KE është i shkëlqyer. Negociatat do t’i mbyllim brenda mandatit dhe nuk ka mërgatë qyqesh në Berlin e Bruksel që na ndal. Nuk ka asnjë shans që ata që i vodhën Shqipërisë kohën do vijojnë ta bëjnë.

Ne do ta zbresim numrin e deputetëve mendoj se për këtë jemi vonë. Por kemi të gjithë kohën e nevojshme të thërrasim shqiptarët në referendum ndaj duhet të çojmë para ligjin e munguar për referendumet. Ka edhe çështje të tjera që duhet t’i vendosim para shqiptarëve. Ligji i ri është i realizueshëm brenda këtij sesioni.Kuvendi i ka të pamjaftueshme burimet me të cilat funksionon. Kuvendi nuk ka as shtëpi. Ndoshta kjo do të kërkojë pak kohë, por është një punë që duhet bërë", u shpreh Rama. 

ndryshime kushtetuese edi rama paralajmeron referundum

Lini një Përgjigje