TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 12:33

Edi Rama vijon sulmet ndaj drejtësisë: Nuk garanton shtetin e së drejtës! 

Shkruar nga Pamfleti
Edi Rama vijon sulmet ndaj drejtësisë: Nuk garanton shtetin e së
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sulmet ndaj sistemit të drejtësisë gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, duke vënë në dukje problematika në funksionimin e saj.

Në një diskurs të fortë politik, Rama theksoi se drejtësia aktuale nuk garanton ende standardet e duhura të paanshmërisë dhe profesionalizmit, duke ngritur kritika të drejtpërdrejta ndaj mënyrës si po operojnë institucionet e reja.

“Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë”, kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e PS në Durrës.

Kryeministri theksoi se ai dhe qeveria e tij kanë qenë mbështetësit më të mëdhenj të drejtësisë dhe se kjo e fundit është pavarur por shton se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale.

“Vendosmërinë si trupë udhëheqëse e Shqipërisë në raport me gjithçka që ka ardhur më pas kalimit të reformën në drejtësi dhe presim të vijë më tej. Ne kemi bërë atë që nuk e ka bërë askush dhe që nuk ka marrë guximin ta parafytyrojë përpara se ne të bënim. Kemi hapur një shteg historik për drejtësinë dhe e kemi hapur duke u tërhequr plotësisht nga territori i pushtetit gjyqësor. Me fakte askush nuk mund të tregojë se ku lidhet dhe si lidhet pushteti ekzekutiv së bashku me legjislativin si shprehje me të gjithë proceset e brendshme që kanë të bëjnë me promovimet, inspektimet, shkarkimet. Ne nuk kemi asnjë pushtet me kapacitetin për të ndërhyrë në këtë zinxhir…Faktikisht sot mund të thuhet gjithçka dhe thuhet për çdo gjë por askush nuk mund të japë fakte për mungesën e pavarësisë së drejtësisë. Sot drejtësia është e pavarur dhe kjo është pak, se një drejtësi e pavarur nuk është mjaftueshëm për të garantuar drejtësi funksionale dhe shtet të së drejtës sepse duhet të jetë e paanshme dhe profesionale dhe në këto ka shumë për të bërë. Drejtësia jonë është pavarësuar në një shtrat të përgjakur dhe të ndyrë që për 100 e kusur vite as e lirë dhe as e pavarur”, tha ai. 

edi rama asambleja e ps

Lini një Përgjigje