TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 12:27

Çmimi i naftës/ Rama: Ulje akcize 20 % kur kalohet tavani 220 lekë për litër, entitet publik për të ndërhyrë në treg

Shkruar nga Pamfleti
Çmimi i naftës/ Rama: Ulje akcize 20 % kur kalohet tavani 220
Edi Rama

Duke sqaruar dy komponentët, Rama tha se njëri prej tyre është ngjyrosja e naftës dhe tjetri është ndjekja e lëvizjes së gjithë sasisë së naftës që lëviz transit në territorin e Republikës së Shqipërisë...

Kryeministri Edi Rama, nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së, ka parashtruar masat që do të marrë Qeveria në muajt në vijim, lidhur me çmimin e karburanteve në Shqipëri. Rama u shpreh se për çdo ditë që çmimi i naftës do të shkojë mbi 220 lekë për litër, do të ulet akciza me 20 %.

Rama foli për ngritjen e një entiteti public që do të monitojë tregun e karburanteve në Shqipëri, ndërsa u shpreh se tashmë është vënë në lëvizje edhe Bordi i Transparencës.

Duke folur për dy komponentët e rinj që do të përdoren nga Qeveria, Rama tha se ato do t’I besohen kompanisë publike AlbTrace. Në këtë kuadër, Kryeministri u shpreh se përmes këtyre komponentëve do të synohet të luftohet evazioni fiscal dhe kontrabanda e naftës, të cilat Kreu i Qeverisë i evidentoi si problemeve kryesore.

Duke sqaruar dy komponentët, Rama tha se njëri prej tyre është ngjyrosja e naftës. Ndërsa komponenti tjetër, sipas Kryeministrit, është ndjekja e lëvizjes së gjithë sasisë së naftës që lëviz transit në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Plani i ri do të na japë në fund të këtij viti një paqyrë kuptimplotë, duke rritur të ardhurat që do të përdoren për rritjen e pensioneve, pagave dhe investimeve, por edhe rritje të balancimit të çmimit, duke pasur parasysh faktorin jashtë krizës”, tha Rama.

Pjesë nga deklarata e Ramës për naftën

Çmimi i naftës jo vetëm që është rritur, por parashikohet të rritet edhe më tej. Për këtë ne kemi vendosur në lëvizje Bordin e Transparencës, çka e kemi përdorur siç e mbani mend edhe më parë, dhe po ashtu kemi marrë edhe një vendim që për çdo ditë kur çmimi do të kërcejë mbi tavanin e 220 lekëve do ketë menjëherë ulje me 20% të akcizës së naftës.

Deri tani nuk shikoj impakt në çmime të tjera, por fatmirësisht jemi në kushtet kur kemi një borxh dhe një deficit jo vetëm nën kontroll, por edhe goxha nivel që na mundëson që në momente të tilla të kemi edhe një hapësirë në dispozicion për të mos lënë vetëm askënd duke pasur parasysh në radhë të parë ata që kanë më shumë nevojë.

Për të adresuar edhe një herë çdo diskutim legjitim dhe çdo propozim që vjen nga rrugë të ndryshme në mjedisin publik, në këtë fazë që nuk e di askush sa do të zgjasë, në radhë të parë kemi në vëmendje pensionistët dhe nuk do të bëjmë asgjë që nuk do të shkojë për të siguruar ata së pari.

Në fund të ditës, nëse çmimet impaktohen, pensionistët janë ata që e vuajnë më shumë se sa të tjerët impaktin mbi çmimet. Nga ana tjetër kemi deklaruar më parë dhe tani jemi në një fazë të avancuar të formësimit të një entiteti shtetëror i cili do të ndërhyjë në tregun e naftës që do të krijohet së shpejti.

Është duke u punuar për këtë dhe që do të marrë përsipër një veprimtari që do të shkojë nga garantimi i rezervës shtetërore, te monitorimi i vazhdueshëm i tregut dhe pa tjetër edhe te sigurimi i furnizimit për të mos lejuar asnjë spekulim me çmimet.

Jemi në fund të një procesi që do të materializohet në 1 apo 2 muaj në vijim për të futur komponentët e rinj në monitorimin e tregut të naftës, që do të sjellë rezultate të shpejta edhe në aspektin e evazionit dhe kontrabandës së naftës, e cila vazhdon të jetë prezente në sektor. Njëri është produkti i kompanisë AlbTrace për një ngjyrim të një indikator komplet tjetër të naftës, dhe tjetri është një tjetër produkt i kompanisë AlbTrace për ndjekjen në kohë reale të gjithë qarkullimit të naftës tranzit.

rama nafta cmime

1 Komente

  1. F
    FIX FARE

    Duke deklaruar këtë, ka 2 mesazhe kryesore: [1] për tregtarët: vazhdoni të rrisni çmimin, shteti do të falë akcizën, [2] për qytetarët: futni duart e ngrohta në xhep dhe shpenzoni më shumë për benzinë ​​dhe gjithçka. Duke anuluar akcizën (të ardhurat e buxhetit të shtetit). Cili tregtar budalla mund ta mbajë çmimin në 180 lekë/litër ose më poshtë nëse Rama po tregon hapur çmimin objektiv? Programi Fix Fare është i nevojshëm!

    Lini një Përgjigje