Prej orës 10:00 në Durrës ka nisur mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste, ku Sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi, ka paraqitur një raport të gjatë lidhur me mënyrën se si partia më e madhe që qeveris vendin është e organizuar, por edhe me përgatitjet që duhen bërë për sfidat e ardhshme elektorale.
Kjo mbledhje e Asamblesë është në kuadrin e ripërtëritjes së strukturave të PS-së, ndërsa Klosi kërkoi nga anëtarët e forumit më të lartë politik që të kenë në vëmendje diasporën. Në këtë kuadër, ai u shpreh se në rradhët e socialistëve duhet të afrohen sa më shumë emigrantë shqiptarë, duke vendosur si objektiv ofrimin e 4 anëtarëve të rinj për çdo organizatë socialiste.
"Diaspora nuk është element dytësor, është pjesë organike e rezultatit tonë politik, gati 200 mijë të vlefshme në diasporë dhe 61.1% për PS tregojnë se shqiptarët jashtë vendit e kanë lexuar PS si forcën më të qëndrueshme dhe të besueshme.
Zgjedhja e strukturave të partisë do të zhvillohet nga 21 marsi deri në 30 qershor, nga sot deri në 16 prill do të jetë njohja dhe analiza e çdo organizate.
4 anëtarë të rinj në çdo organizatë të Partisë Socialiste, 2 shokë dhe 2 shoqe. Do të jetë detyrë takimi me 5 të rinj për çdo qendër votimi", shtoi Klosi.
Lini një Përgjigje