TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2026, 22:10

“Nuk bëhen zgjedhje në kohë lufte”, Korreshi tregon cilat figura duhet të kandidojnë në 23 maj!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk bëhen zgjedhje në kohë lufte”, Korreshi tregon

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar procesin për zgjedhjen e kreut të ri të partisë, që pritet të zhvillohet më 23 maj, duke theksuar rëndësinë e një gare reale dhe të bazuar në mbështetje konkrete.

I ftuar në "News”, ai u shpreh se drejtimi i partisë nuk mund të vijë si rezultat i vendimeve të imponuara, por duhet të jetë produkt i votës së anëtarësisë.

“Kreu i PD nuk mund të bëhet me emërim sepse do vijë një ditë të përballesh me votat”, tha deputeti.

Korreshi kujtoi edhe qëndrimet e tij të mëparshme në raport me zhvillimet brenda partisë, duke theksuar se fillimisht kishte mbështetur ndryshimin. “Isha për ndryshim nuk isha rreshtuar krah Berishës… dukej absurde se çfarë po ndodhte”, shtoi ai.

Ai theksoi se procesi i 23 majit është një moment i rëndësishëm, edhe pse, sipas tij, zhvillohet në një kohë të papërshtatshme politike: "23 maji është i hapur… por në moment lufte nuk bëhen zgjedhje".

Korreshi u shpreh skeptik për alternativat në garë, duke lënë të kuptohet se mungojnë figura të forta përballë lidershipit aktual: “Po të ketë një garë sot, nuk shoh dikë tjetër”.

Deputeti theksoi se drejtimi i partisë kërkon përvojë dhe meritë, duke kritikuar kandidaturat pa bazë politike: “Të qenit kryetar duhet ta meritosh… duhet të jesh provuar pak në pushtet. Nuk mund të dal unë të them jam më i mirë se Berisha se mora 1 mijë like në FB.”.

Ai theksoi se drejtimi i Partisë Demokratike nuk duhet të jetë rezultat i rrethanave apo improvizimeve, por i një procesi që garanton legjitimitet dhe përfaqësim real.

korreshi zgjedhje pd berisha

Lini një Përgjigje