TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Mars 2026, 18:23

Kandidatja për kryetare sulmon ashpër Berishën: Po e kthen PD në funksion të tij!

Shkruar nga Pamfleti

Kandidatja për kryetare sulmon ashpër Berishën: Po e kthen PD

Alesia Balliu ka shpallur kandidaturën për kryetare të Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme brenda kësaj force politike, duke e paraqitur garën e saj si një përpjekje për të nxitur ndryshim dhe hapje në parti.

Në deklarimet e saj, Balliu thekson se nuk hyn në këtë garë për të zëvendësuar Sali Berishën, por për të dhënë një mesazh të qartë: “PD ka nevojë për garë dhe një demokratizim urgjent”.

Ajo kujton angazhimin e saj të hershëm në parti dhe mbështetjen që i ka dhënë lëvizjes së Berishës, duke shtuar se zhgënjimi erdhi pas rikthimit të tij në krye të PD-së. Sipas saj, “partia është bunkerizuar dhe përdoret për interesa pushteti dhe familjare”.

Balliu akuzon gjithashtu se drejtimi aktual i PD-së i shërben indirekt mazhorancës, duke u shprehur: “Sali Berisha është elementi më i cenueshëm i Edi Ramës, që i garanton atij vazhdimësinë në pushtet”.

Në vijim, ajo ngre shqetësime për mënyrën e funksionimit të partisë, duke deklaruar se “deputetët i binden qorrazi kryetarit, pa pasur një vizion real për ardhjen në pushtet".

Sipas Balliut, edhe faktorë të tjerë ndikojnë në drejtimin e partisë, ndërsa thekson: “Mosha biologjike është një element qfuë ndikon në aftësinë për të drejtuar dhe për të fituar zgjedhjet”.

Ajo kritikon edhe debatin mbi ndryshimet statutore, duke e cilësuar të papranueshme vënien në diskutim të largimit të kryetarit pas humbjes së zgjedhjeve: “Është e papranueshme të vihet në dyshim një rregull i tillë bazë".

Në përfundim, Balliu paralajmëron se, nëse situata nuk ndryshon, “PD rrezikon të tkurret dhe të mbetet në funksion të një individi dhe familjes së tij".

alesia balliu kandidature pd

2 Komente

  1. L
    Luce

    Per kryeredaktore te report tv do fitoje 99%

    1. v
      vk

      Who the fck is this?!

      Lini një Përgjigje