
Në një dalje tronditëse para punonjësve, kryeministri pranoi se prej vitesh u ka kërkuar drejtorëve të mbyllin televizionin publik, ndërsa tani presioni kalon te Eni Vasili...
Edi Rama ka shpallur hapur planin për shkrirjen e Radio Televizionit Shqiptar, duke pranuar se të gjithë drejtorëve të mëparshëm u kishte kërkuar të mbyllnin institucionin. Sipas kritikëve, pas këtij skenari nuk qëndron reforma, por interesi për truallin e RTSH-së, me qëllim hapjen e rrugës për ndërtim kullash. Emërimi i Eni Vasilit shihet si hallka e fundit e këtij operacioni, ndërsa kundërshtarët e këtij plani e konsiderojnë çështjen si përplasje të drejtpërdrejtë me Kushtetutën, ligjin për median publike dhe vetë interesin publik.
Edi Rama ka urdhëruar publikisht mbylljen totale të institucionit të vetëm publik mediatik të shpërndarjes masive, siç është Radio Televizioni Shqiptar.
Në një mbledhje joformale me punonjës të RTSH-së, kryeministri shqiptar tregoi për herë të parë planin e tij për shtëpinë informative kombëtare, që nga koha kur ka ardhur në pushtet.
Rama tha se të gjithë drejtorëve që kanë drejtuar këtë institucion u ka kërkuar mbylljen e Radio Televizionit Publik, por sipas tij ata nuk arritën ta bënin. Pikërisht në këtë fjali ai nxori zbuluar farsën që është përdorur gjatë gjithë këtyre viteve për të zgjedhur krerët e RTSH-së, gjoja përmes një procesi të ndërlikuar aplikimi, kandidimi dhe më pas votimi nga Këshilli Drejtues.
Në realitet, gjithçka është vendosur nga lart, me urdhër verbal dhe politik. Por, siç duket, drejtorët e emëruar nuk arritën ta përpinin një gjëmë aq të madhe sa shkrirja e të vetmit televizion publik.
Ndaj morën edhe hakmarrjen e kryeministrit. Dikush përfundoi në burg, dikush u shkarkua me ceremoni e turp, ndërsa dikush tjetër, siç tha vetë Rama, “iku në drejtim të paditur” ose u largua nga kjo botë. Ishte e qartë se ai i referohej Thoma Gëllçit, Leka Bungos dhe Alfred Pezës.
Eni Vasili, drejtoresha e zgjedhur me një ceremoni ad hoc, pas shpërbërjes së menjëhershme të gjithë Këshillit Drejtues dhe riemërimit të saj, për Edi Ramën është shansi i fundit. Siç e tha vetë, ndryshe, “do bëhem unë drejtor”. Pra, në përkthim politik, nëse nuk e bën ajo, do ta shkrij vetë me vendim qeverie ose me urdhër politik.
Me një qetësi sadiste, Edi Rama i kërkoi Eni Vasilit të çojë në shtëpi pothuajse të gjithë punonjësit e Radio Televizionit Shqiptar dhe të mbajë vetëm orkestrën, së cilës i premtoi rritje të pagës në mënyrë selektive.
E gjithë kjo sjellje e kryeministrit të Shqipërisë është një akt i rëndë dhe i dukshëm. Kjo është shkelje flagrante e Kushtetutës së Republikës, shkelje e ligjit për RTSH-në, prekje e sovranitetit të pushteteve kushtetuese dhe, në thelb, shpërdorim detyre në nivel të lartë.
Shteti nuk është listë dëshirash e zyrtarëve të tij, por marrëdhënie që rregullohet me Kushtetutë dhe me ligje.
Nëse mazhoranca kërkon ta mbyllë RTSH-në, këtë duhet ta bëjë me ligj në Kuvend dhe jo duke vënë Edi Ramën, sejmenët apo servilët e tij të zgërdhihen me vepra penale flagrante që kryen kreu i qeverisë.
Ky skandal i Edi Ramës është turp jo vetëm për mazhorancën, por edhe për gjithë rrethin që e mbështet, edhe pse shefi i tyre tashmë ka kaluar çdo kufi.
Ky është pikërisht rasti që opozita dhe të gjithë ata që e kundërshtojnë mbylljen e RTSH-së të nisin një betejë të vërtetë, duke e paditur uzurpatorin, i cili nuk e bën këtë sepse ka hall televizionin shqiptar. Siç e ka thënë vetë, nuk e sheh kurrë. Halli i tij është trualli, sepse i duhet për të ndërtuar kulla.
Urdhri ndaj Eni Vasilit që të largojë punonjësit, duke ua paguar rrogën duke qëndruar në shtëpi, është një sinjal i qartë se ajo godinë synohet të braktiset. Si pasojë, Eni Vasili do të zhvendosë zyrat në ndonjë mjedis tjetër që do të caktojë Rama.
Ndërsa godina aktuale do të bëhet kurban për ndërtim, siç ndodhi me godinën historike të Agjencisë Telegrafike Shqiptare pranë Gjykatës së Apelit, në rrugën “Zhan D’Ark”.
Ndërkohë gjyqtarët sot janë të ngjeshur në ambiente të papërshtatshme, ku punonjësit e drejtësisë dhe të pandehurit qëndrojnë në të njëjtat hapësira të mbingarkuara. Pasojat e këtij degradimi institucional janë parë edhe në ngjarje të rënda, si rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
Godina historike e ATSH-së, e ndërtuar nga kinezët, është miratuar si terren për një kullë. Të njëjtin fat po përgatit edhe RTSH-ja nën drejtimin formal të Eni Vasilit dhe nën urdhrin real të Edi Ramës.
Kjo çmenduri e radhës e kryeministrit duhet të jetë momenti për ta ndalur përfundimisht, duke e kthyer mbrojtjen e RTSH-së në një betejë vendimtare për të larguar sa më parë Edi Ramën./Pamfleti
Per mua jo kulla
Qeshin debilat dje diartrokasin?!!!!!!! Po duhet ta kishin zene per leckash.
MIRE SHUME DO BEJ TA MYLL NJA CA MUJ DHE TE NIS TA RINGREJ ME APLIKIM KONKURIM. KSHU BENI TV SHTETNOR NE GREQI. RTSH E KA MYT PAAFTESIA, NEPOTIZMI, KORRUPTIMI AQ LIGSHT SA SKA ZOT QE SHERO. MYLLJA E PERKOHSHME DHE RINGRITJA ME LIGJE KAPITALISTE KONKURUSE JO EMERIME POLITIKE OSH ZGJIDHJA E VETME. MIRE SHUME DO BEJ KRYMINISTRI OSE TA BAJ ME REFERENDUM PO, JO, QI TMOS E AKUZOJN SE VET VENDOS VET VULOS. MOS SHPRESONI SE KJO E PAAFTA ENI VASILI DO QULLOS GJESENDI KU I GJETI MEND AJO SKA QENE KURRE VLERE PROFESIONALE MEDIATIKE.
Ky eshte psikopat!
NGRINI NJEREZIT NE KEMBE PA QENE AKOMA SHUME VONE !!!! VETEM BUDALLENJTE NUK KUPTOJNE SE VENDI PO SHITET COPA COPA E PO VIDHET NGA NJE PSIKOPAT E SHPURRA E TIJ PAS 50 VITESH SHQIPERIA NUK DO EKZISTOJE SI E TILLE POR SI EMIRAT I NJE HAJDUTI PSIKOPAT NGRINI POPULLIN QE FLE E CLIRONI SHQIPERINE
Qeni i plehrave, nuk ka lënë vend pa futur hundët,sikur çdo gjë në Shqipëri ti përkiste atij.E dhjefsha me mut gjithë anëtarësinë e PS-së,si nuk doli një i kuq t'ia thyejë hundët këtij maskarai.Askund në Europën kapitaliste, askush nuk guxon të prekë median qëndrore kombëtare, kurse në Shqipëri tallen me atë që duhet të përfaqësojë vlerat kulturore kombëtare.E hedhin si pa gjë të keq në plehra...Kush do e gjykojë këtë kriminel , uzurpator e tradhtar të interesave kombëtare,ky njeri batërdi ,pa pikën e kulturës e diturisë, që qëndron në majë të shtetit shqiptar..Kjo është e tmerrshme...