TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 11:05

Asambleja e PS në Durrës, Balluku dhe Spiropali marrin pjesë në mbledhje

Shkruar nga Pamfleti
Asambleja e PS në Durrës, Balluku dhe Spiropali marrin pjesë
Belinda Balluku

Ish zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur sërish në publik dhe po merr pjesë në Asamblenë e Partisë Socialiste që po zhvillohet sot në Durrës.

Balluku është parë teksa hyn në godinë së bashku me Blendi Klosin.

Asambleja e PS në Durrës, Balluku dhe Spiropali marrin pjesë

Prokuroria e Posaçmi ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, kërkesë që me forcën e kartonit socialistët e rrëzuan, duke penguar drejtësinë që të japë një masë më të rëndë sigurie.

Në mbledhjen e PS, u vu re edhe prezenca e deputetes Elisa Spiropali, e cila vetëm pak javë më parë mbante postin e Ministres së Punëve të Jashtme.

Asambleja e PS në Durrës, Balluku dhe Spiropali marrin pjesë

Këtë të shtunë, është mbledhur në Durrës Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, duke çelur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet brenda partisë.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, analizoi rezultatet zgjedhore të 2025-ës, duke theksuar shtrirjen territoriale të fitores dhe peshës politike apo shifrat gjithnjë e në rritje.

Aktualisht, mbledhja po zhvillohet pa praninë e kamerave, ndërsa po flasin drejtuesit politikë në qarqe.

 

belinda balluku asambleja e ps në durrës

Lini një Përgjigje