
Kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, madje pa kursyer kritikat ndaj kujdo që mendon se mund të pengojë këtë proces.
Paralajmërimet e Ramës nuk ishin vetëm në drejtim të opozitës, por kaloi kufijtë duke i çuar “shigjetat” deri në Bruksel dhe Berlin.
Në këtë drejtim, Kryeministri tha se nuk ka mërgata qyqesh në Bruksel apo Berlin që e ndalin Shqipërinë në procesin e integrimit.
“Nuk ka asnjë shans që ata që i grabitën Shqipërisë gjënë më të rëndësishme, që është koha e një kombi, të vazhdojnë të na grabisin.
Negociatat me BE-në nuk kanë të ndalur dhe do t’i mbyllim brenda mandatit tonë qeverisës. Negociatat nuk kanë ndalur asnjë sekondë”, tha Rama.
Ai u shpreh se lidhur me integrimin, është shumë e rëndësishme, të rrisim në mënyrë të ndjeshme informimin dhe koordinimin e grupit tonë parlamentar për të gjithë procesin e negociatave dhe bashkë me çuarjen e detyrave të përmbushura, të nxisim përçjelljen e gjithë këtij materiali në territor.
"Nuk kam parasysh të mbushim njerëzit me letra ku shkruhet kaq, kam parasysh që njerëzit duhet t’i mbajmë sa më të informuar. BE ka çuar një mision monitorimi të një sërë pikash ku prodhohet dhe përpunohet qumështi apo mishi, dhe rezultatet janë larg rezultateve të qenit në një vend ku mund të mbyllet kapitulli për sigurinë ushqimore.
Kemi nevojë të forcojmë Kuvendin në aspektin e teknologjisë, Niko e ka marrë përsipër detyrën, por duhet të ecim shpejt se, pavarësisht se sulmi kibernetik mbi Kuvendin nuk veri ndonjë dëm, gjithsesi fakti që Kuvendi nuk është në sistemin tonë kombëtar të mbrojtjes kibernetike, duhet krijuar menjëherë", tha ai.
Lini një Përgjigje