Kryeminsitri Edi Rama ka treguar kriterin që do të ndiqet për ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm.
Nga Asambleja e Partisë Socialiste, Rama tha se kusht për secilin kandidat që kërkon një tjetër mandat, do të jenë kontratat e lidhura për paketën e maleve dhe ndërmarrjet e përbashkëta.
“Këto zgjedhje, edhe pa pjesëmarrjen e disasporës, janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton, me fakte! Jo me takime, jo me festa, që janë të mira, por me fakte!
Janë dy elemente, Paketa e Maleve dhe linjat e kredisë së Bankës së Shqipërisë së bashku me burime të tjera financimi për të ndërtuar ndërmarrje të përbashkëta bujqësore mes bashkive dhe komuniteteve, grupeve të interesit në fshat.
Nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për të rikandiduar, pa 10 kontrata të firmosura në kuadrin e Paketës së Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara”, deklaroi Rama.
Kryeministri Edi Rama përmendi sërish ndryshimet kushtetuese që ka paralajmëruar më herët, me qëllim uljen e numrit të deputetëve në Kuvend.
Në fjalën e tij përpara Asamblesë së PS-së, kryesocialisti u ndal edhe te ligji për referendumet, për të cilin tha se janë vonë, ndërsa shtoi se do t’i thërrasin shqiptarët që “të thonë se kush është me kë dhe kush është për çfarë”.
Sipas tij, ligji i ri për referendumet mund të realizohet brenda këtij sesioni parlamentar. Një koment bëri edhe për ligjin për funksionimin e Kuvendit.
"Ne do zbresim numrin e deputetëve dhe besoj për këtë ne jemi vonë por prapë kemi të gjithë kohën që t’i thërrasim shqiptarët në referendum dhe ndaj ne do çojmë përpara ligjin e munguar për referendumet sepse ka edhe tema të tjera që duhet t’i vendosim përpara shqiptarëve dhe t’i lëmë të thonë se kush është me kë dhe kush është për çfarë.
Besoj që ligji i ri për referendumet është i realizueshëm brenda këtij sesioni të legjislaturës. Së dyti kemi folur për ligjin organik për funksionimin e kuvendit, i domosdoshëm se kuvendi i ka deputetët pa status.
Kuvendi i ka të pamjaftueshme burimet me të cilët funksionon. Nuk ka as shtëpi. Kemi thënë se duhet ta bëjmë Kuvendin me shtëpi. Këto duhen bërë tani.", tha Rama.
Nuk je mbret Edi Rama. Nuk mund të sajosh referendum për të ç'bër themelet e shtetit, të drejtat themelore të qytetarëve dhe për ta kthyer Kushtetutën në një copë leckë, për të fshirë menderen ti dhe lakejtë që të ndjekin nga pas. Malet janë të Atdheut. Atdheu ka zot shqiptarët në çdo cep të tij. Kryetarët e Bashkive mund ti shantazhosh pasi i ke korruptuar, mundesh ti joshësh me rikandidim, por qytetarët dhe diaspora nuk do tua fal kurrë tradhëtinë kombëtare. Diaspora nuk është mërgata e qyqeve. Plani ogurzi i 'Parisë së Tiranës' për ta shpopulluar Shqipërinë vërtet i ka lënë nënat si qyqe, por bijtë nuk e kanë harruar folenë. Ti personalisht dhe kasta jeni një grusht zogj qyqesh që fati dhe elita globaliste ju bëri bashk. Dridhe Edi Rama se është ora juaj. Por viti ka muaj dhe muaji ka ditë.