TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Mars 2026, 12:54

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, e përdorin ata që u rritën me urrejtje për kulakun

Shkruar nga Pamfleti

Rama: Në Shqipëri nuk ka oligarkë, e përdorin ata që u

Kryeministri Edi Rama tha se në Shqipëri nuk ka oligarkë, ndërsa theksoi se kjo fjalë përdoret nga ata që janë rritur me urrejtjen për kulakët.

Nga salla e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Rama teksa foli për ‘paketën e maleve’ tha se ky projekt po sulmohet nga ata që janë të larë nga trutë.

“Thonë se paketën e maleve po e përdorim për t’i dhënë pronat oligarkëve. Harrojeni, në Shqipëri nuk ka oligarkë, fjala ka kuptim tjetër. Por këtë fjalë e përdorin ata që urrenin kulakët, ata që janë rritur me urrejtje ndaj kulakëve dhe sot përdorin fjalën oligarkë”, tha Rama.

Kryeministri i ka drejtuar një thirrje shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe që duan të përfitojnë nga paketa e maleve.

"Nëse je shqiptar që jeton jashtë dhe ke në fshat një tokë, eja dhe mos dëgjo pallavrat e tenxhereve që thonë se paketa e maleve është bërë për ti dhënë tokat oligarkëve", tha Rama.

shqiperi oligarke kulake rama

1 Komente

  1. K
    Kiu

    Tani do te mohoje evidencen..Nuk mbulohet diello me shoshe, o tiiiii

    Lini një Përgjigje