Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, tha se në Shqipëri, niveli i taksave për karburantet duhet të barazohet me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Në këtë kuadër, kreu demokrat i ka bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë një hap të tillë, ndërsa e konsideroi rritjen e çmimit të karburanteve si spekulim.
“Rritja e çmimeve është një spekulim i madh në Shqipëri, mbasi qeveria shqiptare vendos mbi litrin e naftës taksat prej 1.1 euro si asnjë vend tjetër.
Pra zotimi ynë është dhe ka qenë, i prerë që në territorin e Republikës së Shqipërisë nuk mund të shitet një litër naftë më shtrenjtë se në Maqedoni dhe në Kosovë, çka do të thotë se ne do të barazonim taksat me këto dy vende dhe pastaj gjithçka tjetër do të goditej me dorë të hekur si spekulim.
Sepse Maqedonia dhe Kosova nuk kanë asnjë pëllëmbë det, dhe naftën e marrin nga Durrës apo Selaniku dhe naftën e shesin rreth 70% ndën çmimin e Shqipërisë.
Kështu që duke niveluar taksat me këto vende ne i hapim rrugën një çmimi të barabartë me këto vende”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje