TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Dhjetor 2025, 12:31

Vendimi për Ballukun, Berisha sulmon Kushtetuesen: I dha licencë Ramës të vjedhë sa të dojë

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për Ballukun, Berisha sulmon Kushtetuesen: I dha licencë

Kreu i PD Sali Berish ka sulmuar kryeministrin Edi Rama mbi vendimin e Kushtetueses, e cila riktheu në detyrë ministren Balluku.

Në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e Kushtetueses, duke e cilësuar vendimin si një “licencë për të vjedhur”.

Sipas tij, vendimi nuk është marrë në sallat e gjykatës, por “është shkruar në zyrën e Edi Ramës”, nën presione dhe me ndërhyrje të paligjshme

Në një akt që shkelmon interesin personal, direkt të çdo qytetari shqiptar, Edi Rama i imponoi gjykatës Kushtetuese të firmosë licencën për vjedhjet nga ai, ministrat e tij. Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paraqitjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramë, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët. Vendimi i shkrojtur në zyrat e Edi Ramës, tejkalon, mbikalon, të gjithë sistemin gjyqësor shqiptar, i cili ka tagrin në përputhje me Kushtetutën të shqyrtojë masat e sigurisë, Gjykatës së Apelit dhe asaj të Lartë. Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysmë kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë”, tha ai.

Lini një Përgjigje