
Kriza e brendshme në Partinë Demokratike vijon të thellohet, ndërsa nga mbledhja e fundit e Kryesisë janë zbardhur përplasje të reja, këtë herë mes deputetit Blendi Himçi dhe ish-deputetit Ervin Salianji. Në qendër të konfliktit qëndron çështja e firmave për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, e cila ka hapur një plagë të thellë në radhët e opozitës.
Himçi ka akuzuar Salianjin për hipokrizi dhe mungesë morali politik. Në këtë linjë, ai ka ngritur shqetësimin për një sjellje që sipas tij po përçan partinë, ku idealistët e vërtetë vendosen në të njëjtin kamp me pazarexhinjtë dhe përfituesit e politikës ditore.
Nga ana e tij, Salianji ka reaguar me ironi, duke mohuar përfshirjen në takime apo lëvizje në Elbasan.
Blendi Himçi: Po e rregulloj vetëm drejtshkrimin, gramatikën dhe pikësimin, pa ndryshuar asnjë ide, ton apo përmbajtje:
Blendi Himçi: Mbi interesat personale nuk mund të shesim idealet e PD-së. Të bësh profanin duke akuzuar deputetët që kanë bërë gabim se kanë firmosur për Endri Shabanin, kur ti ke qenë iniciatori për mbledhjen e firmave për Endri Shabanin, kjo nuk të nderon dhe nuk ka moral. Mua ma ke kërkuar personalisht ti dhe unë nuk pranova të firmosja. Ua ke kërkuar edhe kolegëve të tjerë dhe ata, në mirëbesim, ta dhanë.
Nuk mund të qëndrojnë në Partinë Demokratike edhe demokrati idealist, edhe pazarexhiu. Nuk mund të qëndrojnë në PD edhe militanti, edhe ai që helmon çdo ditë në media apo rrjete sociale, në emër të faktit që po i dhimbsen demokratët, ndërkohë që kanë punuar hapur në zgjedhjet e 11 majit.
Salianji: As kam qenë në Elbasan këtë periudhë, as kam bërë takim deri tani. Ndërkohë, çfarë të them, të kanë detyruar ta thuash dhe e thua, por kujtohu se po e shoh që as emrin nuk e paske në listë. Qesharak mund të bëhesh edhe me vetëdije.
Lini një Përgjigje