TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2025, 20:12

“Punoi për Ramën”/ Salianji sherr me Berishën për Hysen Kadinë: Demokratin më të votuar s'e futët në lista!

Shkruar nga Pamfleti

“Punoi për Ramën”/ Salianji sherr me Berishën

Demokrati Ervin Salianji ka debatuar me tone të forta edhe me Sali Berishën në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Salianji ka kritikuar Berishën se përse nuk ka përfshirë në listat e 11 majit më të votuarit e primareve, mes tyre edhe Hysen Kadinë, i cili rezultoi demokrati më i votuar në qarkun e Tiranës.

Mësohet se Berisha i ka thënë Salianjit se Kadia i ka shërbyer Edi Ramës dhe se gjatë zgjedhjeve nuk ka bërë fushatë pasi ka qenë në Amerikë.

Por, ish-deputeti i ka thënë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ka edhe foto të tij që ka bërë fushatë nëpër fshatrat e Kavajës.

Debati:

Berisha: Ata që po shkojnë tek takimet jashtë axhendës së partisë janë ata që në fushatë nuk punuan një ditë për PD-në por për Edi Ramën. Hysen Kadia ishte në Amerikë. Nuk bëri një ditë fushatë. Kam mesazhet.

Salianji: Kam unë fotografi fshatrave të Kavajës duke bërë fushatë (demokrati më i votuar i primareve në qarkun Tiranë). Kjo nuk është e vërtetë.

 

Lini një Përgjigje