
Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta, i është bashkuar protestës së Adriatik Lapajt para Kryeministrisë.
Kosta, tashmë nga kundërshtarët e kryeministrit Edi Rama pas shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i konsideruan ndërtime pa leje.
Po ashtu ish-deputeti, kritikoi dje edhe deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë gjatë fjalës në Forumin Ekonomik, ku theksoi rëndësinë e tërheqjes së investitorëve të huaj në Shqipëri, ka sjellë jo pak reagime.
Kosta në një postim në rrjetet sociale akuzon direkt Ramën duke e quajtur kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.
“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkruante Kosta, duke publikuar edhe pamjen e shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës.
Ky eshte nje hajdut , kontigjent i spakut.