TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Dhjetor 2025, 17:44

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: 4 orë 'protestë' kundër zërave ndryshe në PD!

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet mbledhja e Kryesisë së PD, Salianji: 4 orë

Salianji u shpreh i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusi nga protesta.

Pas disa orësh, ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD, e cila u shoqërua me tensione mes anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe kreut të PD, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat, Salianji u shpreh i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusi nga protesta.

Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë”-tha ndër të tjera ai.

Salianji: Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara.

Gazetarët: Mbledhje kundër jush?

Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.

Mësohet se dy deputetët Blendi Himçi dhe Elda Hoti kanë pretenduar se kanë firmosur për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat Populli, pasi ua ka kërkuar Ervin Salianji.

Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nder që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”, mësohet të kenë thënë ata në mbledhje.

Akuzat iu mohuan nga Ervin Salianji pas mbledhjes së Kryesisë.

Edhe firmat i kam firmos unë që s’jam deputet”, tha ai.

Lini një Përgjigje